-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Katër tematikat e Davosit këtë vit

Më të lexuarat

Kush pritet të marrë pjesë në Forumin famëmadh të Ekonomisë Botërore e jo vetëm

Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos do të mbahet nga 15 deri më 19 janar dhe do të presë më shumë se 100 përfaqësues të vendeve, të gjitha organizatave kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit Ekonomik Botëror, si dhe liderë të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësuesit e të rinjve, sipërmarrësit socialë dhe agjencitë e lajmeve.

Temat kryesore të forumit në Davos janë “Arritja e sigurisë dhe bashkëpunimit në një botë të ndarë”, “Krijimi i rritjes dhe vendeve të punës për një epokë të re”, “Inteligjenca artificiale si një forcë lëvizëse për ekonominë dhe shoqërinë” dhe “Strategjia afatgjatë për klima, natyra dhe energjia”, thuhet në faqen e organizatës.

Deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e kryeministrit kinez Li Qiang, Sekretarit të Shtetit Antony Blinken, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare i SHBA-së Jake Sullivan, presidentit francez Emmanuel Macron, presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Layen, kryeministrave belg dhe spanjoll, Alexander De Croo dhe Pedro Sanches, presidentit të Argjentinës Javier Milei, kryeministrit holandez Mark Rute, si dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

Do të marrin pjesë gjithashtu Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të marrë pjesë përmes lidhjes video.

Sipas programit të forumit, CEO i Microsoft Satya Nadella do të diskutojë të martën me themeluesin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Klaus Schwab.

Të enjten, CEO i kompanisë për zhvillimin e inteligjencës artificiale OpenAI Sam Altman do t’u drejtohet pjesëmarrësve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos si pjesë e debatit “Teknologjia në një botë të trazuar”. /tesheshi.com

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit