Dan Halutz deklaroi se “e vetmja mënyrë për të arritur fitoren” do të ishte e mundur nëse Netanyahu largohet nga posti
Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Dan Halutz, vlerësoi se Izraeli po e humb luftën kundër Hamasit dhe për të “fituar” kryeministri Benjamin Netanyahu duhet të largohet nga posti i tij, transmeton Anadolu.
Halutz foli për sulmet në Gaza në një intervistë për televizionin izraelit ‘Channel 14’.
Duke theksuar se Izraeli po e humb luftën kundër Hamasit, Halutz deklaroi se “e vetmja mënyrë për të arritur fitoren” do të ishte e mundur nëse Netanyahu largohet nga posti.
Aktualisht po konsiderohet e sigurt se në Izrael do të mbahen zgjedhje të parakohshme pas përfundimit të sulmeve në Gaza.
Sipas sondazheve të opinionit publik, Netanyahu pritet të humbasë mandatin e tij në zgjedhjet e mundshme të parakohshme.