1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Osmani: Gati për çdo skenar(lufte me Serbinë)!

Më të lexuarat

Gjuhë luftarake e presidentes së Kosovës që nga Banjska

Në një të fundit deklaratë, Presidentja Vjosa Osmani tha se Kosova do të mbrohet nga çdo skenar i mundshëm kërcënimi nga Serbia.

“Unë jam në kontakt të përditshëm me institucionet e sigurisë dhe me partnerët ndërkombëtarë, në mënyrë që t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme që ta mbrojmë Kosovën, që ta mbrojmë integritetin tonë territorial dhe sovranitetin. Me rendësi është që ne jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha Osmani, e cila pas ngjarjeve në Banjskë e ka ashpërsuar dhe më tej gjuhën ndaj Serbisë, njëherësh duke i kujtuar faktorin ndërkombëtar se cili është Beogradi.

Sa i përket debatit të brendshëm politik mbi formimin e Aociacionit serb, ajo tha se dera e diskutimeve mbetet e hapur: “Natyrisht që dera e presidencës, si institucioni më i lartë në vend, është gjithnjë i hapur, siç ka qenë edhe deri më tani në mënyrë që me përfaqësuesit e partive opozitare të diskutojmë. Por, jo vetëm të diskutojmë, por të marrim parasysh qëndrimet e tyre dhe për aq sa është e mundur t’i përfshijmë ato në qëndrimet institucionale të Republikës së Kosovës”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit