1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Eurodeputetët të zhgënjyer me qasjen e kryeministrit hungarez ndaj Kosovës dhe Ukrainës

Më të lexuarat

Anëtarët e kanë shprehur zhgënjimin e tyre për qasjen e ndryshuar të kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban ndaj Kosovës.

Këto komente u bënë publike në një rezolutë të publikuar në uebfaqen e Parlamentit Evropian, në të cilën eurodeputetët tregojnë gjithashtu një keqardhje të theksuar lidhur me qëndrimet e Orban për fillimin e bisedimeve të pranimit me Ukrainën në BE.

Sipas eurodeputetëve, veprimet e Orban po pengojnë zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Ata bëjnë thirrje për vigjilencë nga Këshilli Evropian para marrjes së detyrës së Hungarisë si kryesuese e presidencës së BE-së në korrik 2024, duke paralajmëruar për rrezikut e pasojave negative të mundshme.

Rezoluta vuri në dukje gjithashtu se nevojitet përforcimi i procesit të reformave të brendshme brenda BE-së, që duhet të zhvillohet në paralel me zgjerimin.

Po ashtu bëhet thirrje për një rritje të kapaciteteve të BE-së për të përballuar sfidat e integrimit të shteteve anëtare të reja.

Në votimin për rezolutën rreth politikës së zgjerimit, Parlamenti Evropian pati 468 vota pro, 99 kundër dhe 58 abstenime, duke e cilësuar zgjerimin si një prej instrumenteve më efektive gjeopolitike në dispozicion të BE-së dhe një investim kyç në paqe dhe stabilitet.

Ndërkohë, i pyetur nga mediat serbe, kryeministri Orban, ka thënë se nëse Bashkimi Evropian i përfshinë marrëveshjet e arritura në mes të Kosovës dhe Serbisë në kornizën e bisedimeve dhe në qoftë se Serbia kundërshton, atëherë Budapesti do të jetë në anën e Beogradit.

“Është një çështje shumë e komplikuar dhe Serbia mund të llogarisë gjithmonë në Hungarinë”, ka thënë ai për Tanjug, duke folur për Samitin e Ballkanit Perëndimor që mbahet javën e ardhshme.

Orban ka thënë se situata aktuale në Kosovë është një çështje komplekse, situatë të cilën ai nuk do ta gjykonte./Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit