0.7 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Dilemave për Palestinën u përgjigjet Kurani – Hoxhë Bekir Halimi (Video)

Më të lexuarat

Përgjigje Kuranore dilemave të njerëzve

1- Pse Hamasi goditi shtetin sionist?
Allahu i madhërishëm thotë:
﴿ فَمَنِ اعتَدى عَلَيكُم فَاعتَدوا عَلَيهِ بِمِثلِ مَا اعتَدى عَلَيكُم﴾ [Al-Baqarah: 194]
“… por dhe shkelja e të shenjtave do të ndëshkohet në të njëjtën mënyrë. Pra, kushdo që ju sulmon, edhe ju keni të drejtë ta sulmoni atë, ashtu siç ju sulmoi ju!“. El-Bekare: 194

2- A është Hamasi në nivel të shtetit sionist sipas forcës ushtarake?
Allahu thotë:
﴿ قالَ الَّذينَ يَظُنّونَ أَنَّهُم مُلاقُو اللَّهِ كَم مِن فِئَةٍ قَليلَةٍ غَلَبَت فِئَةً كَثيرَةً بِإِذنِ اللَّهِ وَاللَّهُ مَعَ الصّابِرينَ﴾ [Al-Baqarah: 249]
“… Por ata që ishin të bindur se do të takoheshin me Allahun, thanë: “Sa herë, me ndihmën e Allahut, një ushtri e vogël ka ngadhënjyer mbi një ushtri të madhe! Allahu është me të durueshmit”.

3- Dikush thotë: të kishim heshtur nuk do kishim vdekur e as shtëpiat nuk do shkatërroheshin?
Allahu i përgjigjet kësaj dileme:
﴿يا أَيُّهَا الَّذينَ آمَنوا لا تَكونوا كَالَّذينَ كَفَروا وَقالوا لِإِخوانِهِم إِذا ضَرَبوا فِي الأَرضِ أَو كانوا غُزًّى لَو كانوا عِندَنا ما ماتوا وَما قُتِلوا لِيَجعَلَ اللَّهُ ذلِكَ حَسرَةً في قُلوبِهِم وَاللَّهُ يُحيي وَيُميتُ وَاللَّهُ بِما تَعمَلونَ بَصيرٌ﴾ [Āli ‘Imrān: 156]
O besimtarë! Mos bëni si ata jobesimtarë (hipokritët) që u thonin vëllezërve, kur këta niseshin në udhëtim ose në luftim: “Sikur të rrinit me ne, as nuk do të vdisnit, as nuk do të vriteshit” – që këtë Allahu ta kthejë si pikëllim në zemrat e tyre. Allahu është Ai që jep jetën dhe sjell vdekjen; Allahu i sheh të gjitha punët që bëni ju.

4- Dikush qohet dhe thotë: ku janë shtetet islame dhe arabe për të ndihmuar?
Edhe përgjigjen e kësaj pyetje e gjejmë në Kuranin Fisnik:
﴿وَلَو أَرادُوا الخُروجَ لَأَعَدّوا لَهُ عُدَّةً وَلكِن كَرِهَ اللَّهُ انبِعاثَهُم فَثَبَّطَهُم وَقيلَ اقعُدوا مَعَ القاعِدينَ﴾ [At-Tawbah: 46]
Sikur ata të kishin dashur të dilnin me ty, do të ishin përgatitur; por Allahu nuk e pëlqeu vajtjen e tyre, prandaj i pengoi dhe atyre iu tha: “Rrini me ata (të paaftë për luftë) që do të ulen (në shtëpi)!”
Gjithashtu Allahu thotë:
﴿لَو خَرَجوا فيكُم ما زادوكُم إِلّا خَبالًا وَلَأَوضَعوا خِلالَكُم يَبغونَكُمُ الفِتنَةَ وَفيكُم سَمّاعونَ لَهُم وَاللَّهُ عَليمٌ بِالظّالِمينَ﴾ [At-Tawbah: 47]
Sikur të kishin dalë me ju, ata do t’ju shtonin juve vetëm të keqe, do të shtinin ngatërresa midis jush dhe do të ngjallnin përçarje, sepse edhe ndër ju ka nga ata që ua vënë veshin. Por Allahu i njeh mirë keqbërësit.

5- Nëse dikush thotë: po ama shumë fëmijë u vran e trupat e tyre u bënë cop më copë?!
Edhe përgjigja e kësaj dileme është në Kuran:
﴿وَلا تَحسَبَنَّ الَّذينَ قُتِلوا في سَبيلِ اللَّهِ أَمواتًا بَل أَحياءٌ عِندَ رَبِّهِم يُرزَقونَ﴾ [Āli ‘Imrān: 169]
Kurrsesi mos i quani të vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre.
﴿فَرِحينَ بِما آتاهُمُ اللَّهُ مِن فَضلِهِ وَيَستَبشِرونَ بِالَّذينَ لَم يَلحَقوا بِهِم مِن خَلفِهِم أَلّا خَوفٌ عَلَيهِم وَلا هُم يَحزَنونَ﴾ [Āli ‘Imrān: 170]
Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas).
﴿يَستَبشِرونَ بِنِعمَةٍ مِنَ اللَّهِ وَفَضلٍ وَأَنَّ اللَّهَ لا يُضيعُ أَجرَ المُؤمِنينَ﴾ [Āli ‘Imrān: 171]
Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin besimtarëve.

6- disa prej tyre thonë: Njerëzit u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre?1
Allahu i përgjigjet kësaj dileme duke thënë:
﴿فَاستَجابَ لَهُم رَبُّهُم أَنّي لا أُضيعُ عَمَلَ عامِلٍ مِنكُم مِن ذَكَرٍ أَو أُنثى بَعضُكُم مِن بَعضٍ فَالَّذينَ هاجَروا وَأُخرِجوا مِن دِيارِهِم وَأوذوا في سَبيلي وَقاتَلوا وَقُتِلوا لَأُكَفِّرَنَّ عَنهُم سَيِّئَاتِهِم وَلَأُدخِلَنَّهُم جَنّاتٍ تَجري مِن تَحتِهَا الأَنهارُ ثَوابًا مِن عِندِ اللَّهِ وَاللَّهُ عِندَهُ حُسنُ الثَّوابِ﴾ [Āli ‘Imrān: 195]
Dhe Zoti iu përgjigj lutjes së tyre: “Unë nuk do t’ia humb mundin askujt nga ju që ka bërë vepra, qoftë mashkull apo femër. Ju jeni njëlloj (në shpërblim). Atyre që u shpërngulën, u dëbuan nga vatrat e tyre, u munduan në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, Unë do t’ua mbuloj veprat e këqija dhe do t’i shpie në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj, si shpërblim nga Allahu. Shpërblimi më i mirë është tek Allahu.”

7- Pse edhe pasindëgjojnë fjalët tona bëjnë inat dhe insistojnë në qëndrimet e tyre, kurse jetonin mirë, rehat dhe nuk vriteshin, thonë ata?!
Përgjigja edhe e kësaj dileme është në Kuranin Fisnik:
﴿الَّذينَ قالوا لِإِخوانِهِم وَقَعَدوا لَو أَطاعونا ما قُتِلوا قُل فَادرَءوا عَن أَنفُسِكُمُ المَوتَ إِن كُنتُم صادِقينَ﴾ [Āli ‘Imrān: 168]
Atyre që nuk luftuan dhe thanë për vëllezërit e vet: “Sikur të na kishin dëgjuar ne, nuk do të ishin vrarë”, thuaju: “Prapësojeni vdekjen nga vetja, nëse flisni të vërtetën!”

Ju lutem përhapne këtë video sa më shumë që ta kuptoje çdo njeri i painformuar, çdo njeri i rëndomt, çdo dyfytyrsh, çdo munafik, çdo politikan që për qëllimet e tija politike e shet këtë kauzë dhe e përkrah agresionin duke kundërshtuar veprimet e popullit liridashës palestinez në Gazza, se si i trajton këto momente Kurani Fisnik dhe cili duhet të jetë qëndrimi ynë ndaj këtyre dilemave të njerëzve pa iman ose me iman të dobët.

E falenderojme Allahun qe e nxorri ne shesh kete turp te botes dyfytyreshe dhe u be e qarte edhe para asaj pakice qe akoma kishte besim dhe mendim te mire per ta.
Kurse ne muslimanet, e falenderojme Allahun, keto ndodhi ne keto dite vec na e shtojne bindjen dhe largpamesin se kriter i vetem i triumfit dhe tradhtis eshte Feja.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit