-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Asnjë haxhi nga Maqedonia nuk e pëson në tragjedinë e Mekës

Më të lexuarat

Asnjë haxhi nga Maqedonia nuk ka humbur jetën sot gjatë tragjedisë në Mekë ku humbën jetën së paku 700 persona. Këtë e ka konfirmuar për Tv Era, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi.

“Ne nuk na vjen mirë askush të lëndohet dhe të përjetoj fatkeqësi në vendet e bekuara, sepse të gjithë ato që kanë shkuar kemi dëshirë dhe gjithë bota ka dëshirë që t’iu kthehen në vendet e tyre. Por me rëndësi është të dihet një punë, nga udhëheqësia e haxhit në nivel të BFI – së të RM – së kemi raport, kemi paraqitje që haxhit nga vendi jonë nuk janë të kapur në këtë fatkeqësi”, ka shpjeguar Rexhepi.

Më tej, ai ka thënë se të gjithë hanxhinjtë janë shëndoshë e mirë, janë të vendosur nëpër hotele. “Nuk janë më as në Arafat nuk janë as në Mine por janë të vendosur nëpër hotele dhe të gjithë janë shëndosh e mirë dhe asnjë haxhi nuk ka qëlluar në këtë vend të fatkeqësisë. Për ne është një gëzim i madh ndërsa njëherit iu shprehim ngushëllime të gjithë atyre që kanë përfunduar jetën e tyre në gjendje të jashtëzakonshme dhashtë Zoti që Ai ti shpërblen me Xhehnet”, kanë thënë ef. Rexhepi.

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit