-0.8 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Belgjika refuzon kërkesën e Izraelit për shfaqjen në parlament të pamjeve me sulmet e Hamasit

Më të lexuarat

Tillieux njoftoi se e refuzoi kërkesën për shfaqjen e pamjeve dhe tha se “nëse do t’i shfaqim këto pamje, për hir të ekuilibrit duhet të shfaqim edhe imazhet e masakrave në Gaza”

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit Federal në Belgjikë, Eliane Tillieux, ka refuzuar shfaqjen e videos për sulmet e Hamasit të dërguar nga ambasadori izraelit në Bruksel, duke theksuar se “atëherë duhet të tregohen edhe masakrat në Gaza”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmeve në mediat belge, Tillieux u tha përfaqësuesve të partive politike në seancën e mbyllur të mbajtur në parlament se një video i ishte dërguar nga ambasadori izraelit në Bruksel në lidhje me “sulmet e kryera nga Hamasi më 7 tetor”.

Tillieux njoftoi se e refuzoi kërkesën për shfaqjen e pamjeve dhe tha se “nëse do t’i shfaqim këto pamje, për hir të ekuilibrit duhet të shfaqim edhe imazhet e masakrave në Gaza”.

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Eli Cohen, në platformën X iu përgjigj Tillieux-it duke thënë se, “Me vendimin tuaj, parlamenti belg injoron ‘krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit’ të kryera nga Hamasi”.

Javën e kaluar, një projekt-ligj u paraqit në Parlamentin Federal për të bojkotuar mallrat e prodhuara në vendbanimet ilegale hebraike në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Gaza dhe partitë socialiste e mbështetën atë.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit