0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Biden dhe Emiri i Katarit diskutuan për situatën në Gaza

Më të lexuarat

Presidenti i SHBA-së, Biden dhe Emiri i Katarit, Al Thani diskutuan për “nevojën e mbrojtjes së civilëve dhe rritjen e rrjedhës së ndihmave humanitare” në Gaza

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani diskutuan për “nevojën e mbrojtjes së civilëve dhe rritjen e rrjedhës së ndihmave humanitare” në Gaza, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë thuhet se presidenti Biden dhe Emiri i Katarit, Al Thani zhvilluan bisedë telefonike lidhur me situatën në Gaza.

Gjatës bisedës dy liderët theksuan “nevojën e mbrojtjes së civilëve në rajon dhe rritjen e rrjedhës së ndihmave humanitare për të cilat ka nevojë urgjente në Gaza”.

Biden përgëzoi përpjekjet e Emirit të Katarit, Al Thani për lirimin e pengjeve nga Hamasi. Dy liderët ranë dakord lidhur mbi çështjen e “lirimit të pengjeve pa humbur kohë”.

Presidenti amerikan potencoi vizionin e tij për një shtet palestinez ku izraelitët dhe palestinezët “mund të jetojnë krah për krah në stabilitet dhe dinjitet të barabartë”. Biden dhe Emiri i Katarit theksuan se do të vazhdojnë përpjekjet e tyre që Lindja e Mesme të jetë “më shumë e qetë, më e sigurt, më e begattë dhe më stabile”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit