Kryeimami Sahiti dhe ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku qëndruan sot në Gjakovë
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon ef. Myrta, mirëpriti sot Kryeimamin e Kosovës, Vedat ef. Sahiti dhe ministrin e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe bashkërisht vizituan disa prej objekteve fetare me rëndësi kulturore e trashëgimore.
Fillimisht vizituan Xhaminë e Mahmut Pashës, e më pas xhaminë e Sefes të cilat janë resatauruar dhe konservuar.
Poashtu vizituan edhe Medresenë e Vogël, e cila është resaturuar së fundmi