1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Pse Palestina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës? Flet ambasadori palestinez në Mal të Zi

Më të lexuarat

Rabi Alhantouli, ambasador i Palestinës në Mal të Zi, ka shpjeguar arsyen se pse shteti i tij nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Ai në një intervistë për emisionin “Kallxo Përnime”, kur është pyetur për këtë ka thënë se “Si thoni ta kthejmë pak pyetjen në anën tjetër? Pse Kosova nuk e njohu Palestinën?”, ndonëse ka shtuar se këtë e kanë kërkuar nga të gjitha shtetet.

“Unë do t’ju them përgjigjen ndaj pyetjeve tuaja. Ne si popull palestinez po luftojmë për lirinë tonë, duke kërkuar që të drejtat tona të kthehen, për të pasur një shtet të pavarur të Palestinës me Jerusalemin Lindor si kryeqytet bazuar në rezolutën e Kombeve të Bashkuara. Ky ka qenë kompromisi më i madh që kemi bërë ne në vitin 1988 kur e pranuam zgjidhjen me dy shtete, duke hequr dorë nga mbi 70% e territori tonë historik dhe pranuam që të kemi vetëm një shtet me vetëm 27% të Palestinës historike”, ka thënë ambasadori palestinez në Mal të Zi.

Ambasadori i Palestinës ka shtuar se udhëheqësia e Kosovës kanë dënuar sulmin e 7 tetorit por në anën tjetër nuk tha asgjë lidhur me vrasjen e fëmijëve palestinez.

“A po e shihni se çfarë janë duke bërë politikanët tuaj në Kosovë, duke u shprehur në lidhje me marrëdhëniet e tyre me Izraelin dhe SHBA-në? Dua të them, presidentja juaj,  Kryeministri juaj e dënoi sulmin e 7 tetorit dhe nuk ka thënë asgjë për asnjë nga 3,700 fëmijët palestinezë të vrarë, të masakruar në Gazë, dhe për ta nuk u tha as edhe një fjalë e vetme”, ka thënë Alhantouli, Ambasador i Palestinës në Mal të Zi.

Ai ndër tjerash tha se i njeh njerëzit e Kosovës.

“Kjo është arsyeja pse ju shpjegova dhe arsyeja pse nuk ka njohje, por a mund të pyesni udhëheqjen tuaj pse nuk janë duke e njohur Palestinën?”, tha tutje ai.

“Do t’ju them se kjo është arsyeja, sepse po jetojmë, për fat të keq, dua të them se çdo njeri normal do të priste nga lidershipi i Kosovës që po luftonte për vetëvendosjen e tyre, që të bashkëndjejë, që të kuptojë, që të nxirren ngjashmëritë. Por fatkeqësisht ne po jetojmë në një botë ku mund të gjesh gjithnjë e më pak parime dhe politikanë parimorë. Të gjithë janë duke shkuar pas interesave e vizioneve afat-shkurtëra dhe kjo nuk po funksionon”, u shpreh ambasadori palestinez.

/telegrafi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit