18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

3 viktima dhe 3 të plagosur në Elbasan

Më të lexuarat

Tre viktima dhe tre të plagosur janë pasojat e një aksidenti të ndodhur në orët e para të së martës në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në vendin e quajtur Ura e Lizës.

Viktimat janë Leonard Xhaferri, 25 vjeç Spartak Bakalli, 26 vjeç dhe Taulant Haxhija 26 vjeç, trasmenton TCH.
Dy prej viktimave humbën jetën në vendngjarje ndërsa bëhet e ditur se viktima e tretë, Taulant Haxhija ndërroi jetë në spitalin e qytetit të Elbasanit.
Gjithashtu mësohet se tre të plagosurit, Indrit Kasa, 19 vjeç, Robert Karaj, 24 vjeçdhe Serjan Tafani, 28 vjeç ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë transportuar për në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Sipas burimeve të para bëhet e ditur se 6 personat udhëtonin me një mjet të tipit Mini Cooper, me targë CF 576 EN, i cili drejtohej nga shtetasi Spartak Bakalli dhe që për shkaqe ende të pa ditura u përplas me një shtyllë.
Policia mbërriti në vendgjarje për të hetuar mbi shkaqet e këtij aksidenti të rëndë./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit