Ushtria izraelite bombardon në mënyrë intensive me avionë luftarakë dhe obusë, pjesën veriore të Gazës nën bllokadë
Ushtria izraelite bombardon në mënyrë intensive me avionë luftarakë dhe obusë, pjesën veriore të Gazës nën bllokadë, raporton Anadolu.
Ushtria izraelite e cila bombardon Gazën prej 18 ditësh, në orët e drekës ka filluar sërish sulm intensiv ndaj rajoneve në veri.
Avionët luftarakë kanë kryer shumë sulme në zonat që ndodhen në lagjen Beit Hanoun.
Krahas sulmeve ajrore, rajoni u bombardua edhe nga obusët e ushtrisë izraelite.
Në rajonet pranë kufirit në veri të Gazës u ngrit tym për shkak të sulmeve.