1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Treguesit e luftë së Izraelit ndaj fëmijëve të Gaza-s

Më të lexuarat

Një ushtri që e ka tipologji të shuajë gra e fëmijë

Më shumë se 2,000 fëmijë janë në mesin e 5,087 njerëzve të vrarë në Gaza në sulmet izraelite që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në enklavën e rrethuar.

Ndërmjet të dielës dhe të hënës, 436 palestinezë u vranë në sulmet izraelite, duke përfshirë 182 fëmijë, tha Ministria.

Një fëmijë vritet çdo 15 minuta nga bombardimet izraelite ndaj Gaza-s.

Më shumë se 100 fëmijë janë vrarë çdo ditë që kur Izraeli filloi të bombardonte enklavën e rrethuar palestineze më 7 tetor, pas një sulmi nga Hamasi.

Mijëra shtëpi dhe dhjetëra kënde lojërash, shkolla, spitale, kisha dhe xhami janë dëmtuar ose shkatërruar në Gaza, me të paktën 4,600 fëmijë të lënduar sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë – disa me djegie torturuese, gjymtyrë të humbura dhe lëndime të tjera të tmerrshme nga shpërthimet  dhe në pamundësi për të marrë kujdesin e duhur.

Më shumë se një milion fëmijë janë të bllokuar në mes të një zone konflikti aktiv, pa vend të sigurt për të shkuar dhe pa rrugë për siguri. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit