1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Gjermani, kërkohet dëbimi i futbollistit Mazraoui nga Bayern, mbështeti Palestinën

Më të lexuarat

Noussair Mazraoui mbështetjen e tij për Palestinën e tregoi duke postuar një fotografi të xhamisë al-Aksa në profilin e tij në rrjetet sociale dhe duke cituar pjesë nga Kurani

Futbollisti holandez me origjinë marokene, Noussair Mazraoui, i cili luan për skuadrën gjermane Bayern Munich, u bë cak i sulmeve për postimin e tij për Palestinën.

Mazraoui tregoi mbështetjen e tij për Palestinën duke postuar një foto të Xhamisë Al-Aksa në profilin e tij në rrjetet sociale dhe duke cituar pjesë nga Kurani, duke ndarë ajetin e 42-të të sures Ibrahim që thotë: “Mos mendoni se Allahu është i pavetëdijshëm për atë që bëjnë zullumqarët”.

Pas postimit të futbollistit në rrjetet sociale, përfaqësuesi i Unionit Kristian Demokrat (CDU) Johannes Steiger, kërkoi që Mazraoui të përjashtohet nga klubi dhe të deportohet.

Steiger deklaroi se klubi nuk mund të lejojë që gjërat të vazhdojnë kështu.

“I dashur FC Bayern, ju lutem largojeni menjëherë. Ne duhet të përdorim të gjitha mundësitë e shtetit për ta deportuar nga Gjermania”, tha Steiger.

Mazraoui ka komentuar situatën në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”, duke thënë se është i zhgënjyer që duhet të shpjegojë se çfarë përfaqëson.

“Atje është një situatë ku po vriten mijëra njerëz të pafajshëm. Qëndrimi im është se unë do të punoj për paqen dhe drejtësinë në këtë botë. Kjo do të thotë se do të jem kundër të gjitha formave të terrorizmit, urrejtjes dhe dhunës. Prandaj, nuk po kuptoj pse mendohet e kundërta për mua dhe pse më lidhin me grupe të urrejtjes. Njerëz të pafajshëm po vdesin çdo ditë për shkak të këtij konflikti të tmerrshëm që ka dalë jashtë kontrollit. Të gjithë duhet të jemi kundër dhe të ngremë zërin kundër konfliktit. Kjo është një situatë çnjerëzore”, tha Mazraoui.

/aa/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit