-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Rritet në 1.537 numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Gaza, përfshirë 500 fëmijë

Më të lexuarat

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në mesin e të vdekurve gjenden po ashtu 276 gra, ndërsa 6.612 persona janë lënduar
Numri i të vdekurve nga sulmet e Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës ka arritur në 1.537, duke përfshirë 500 fëmijë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë me bazë në Gaza, transmeton Anadolu.

Sipas njoftimit të Ministrisë, në mesin e të vdekurve gjenden po ashtu 276 gra, ndërsa 6.612 persona janë lënduar.

Forcat izraelite kanë nisur një fushatë të fuqishme ushtarake kundër Rripit të Gazës, si përgjigje ndaj një ofensive ushtarake të grupit palestinez Hamas në territoret izraelite.

Konflikti filloi kur Hamasi nisi operacionin “Tufani i Aksasë” kundër Izraelit, një sulm i befasishëm i shumëanshëm duke përfshirë një breshëri raketash dhe infiltrimesh në Izrael nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit.

Hamasi tha se ofensiva ishte në hakmarrje për bastisjet ndaj Xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar dhe dhunës në rritje të kolonëve izraelitë kundër palestinezëve.

Si përgjigje, ushtria izraelite nisi operacionin “Shpatat e Hekurta” kundër objektivave të Hamasit brenda Rripit të Gazës.

Përgjigja e Izraelit është shtrirë deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë dhe energji elektrike në Gaza, duke përkeqësuar më tej kushtet e jetesës në një zonë që është përfshirë nga një bllokadë paralizuese që nga viti 2007.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit