Disa nga sjelljet e hipokritëve në situatat më kritike të umetit Islam:
1- Dekurajimi dhe zhgënjimi i muslimanëve.
2- Ekzagjerimi i forcave të armikut.
3- Zvogëlimi i përpjekjeve dhe i sakrificave të mëdha me të gjithë mundësitë e vogla të umetit musliman.
4- Dyshimi në realizueshmërinë e përpjekjeve modeste të umetit dhe dyshimi në zbritjen e ndihmës së Allahut.
5- Hyrja në nijetet e muslimanëve.
6- Ndarja e rreshtit të umetit Islam.
7- Dëshira që armiku të triumfojë, duke treguar që ata kanë drejtë kur u thonë muslimanëve se çfarë ju duhet lufta; qëndroni më mirë të shtypur edhe nëse ju vrasin, ju rrëmbejnë shtëpinë, tokën.
8- Pështjellimi i fakteve.
9- Qëndrimi neutral.
10- Përpjekja për të pajtuar të vërtetën me të pavërtetën.
11- Përpjekja për të dobësuar rezistencën e muslimanëve.
Allahu i Plotfuqishëm thotë në suren Muhamed:
{وَلَتَعۡرِفَنَّهُمۡ فِی لَحۡنِ ٱلۡقَوۡلِۚ}
“Ti do ti njohësh ata nga mënyra e të folurit të tyre.” [Muhamed: 30]
Dhe thotë:
{أَمۡ حَسِبَ ٱلَّذِینَ فِی قُلُوبِهِم مَّرَضٌ أَن لَّن یُخۡرِجَ ٱللَّهُ أَضۡغَـٰنَهُمۡ}
“Vallë, a mendojnë ata që i kanë zemrat e sëmura me hipokrizi, se Allahu nuk do t’ua nxjerrë në pah urrejtjen e tyre.” [Muhamed: 29]
✍🏻 Hoxhë Hariz Allkoçi