Numri i njerëzve të vdekur dhe të plagosur në tërmetin e javës së kaluar që goditi veriperëndimin e Afganistanit ka kaluar 4.000, tha të dielën një zyrtar i menaxhimit të fatkeqësive.
Në një konferencë për shtyp në Kabul, Mullah Janan Saiq, zëdhënës i Ministrisë së Menaxhimit të Fatkeqësive, tha se rreth 2.000 shtëpi në 20 fshatra të rretheve Zinda Jan dhe Ghorian u shkatërruan nga tërmeti.
Saiq tha se ministria po përpiqet të mbledhë shifrat “e sakta” të të vdekurve dhe të plagosurve ndërsa shpëtimtarët po nxjerrin njerëzit e bllokuar nën rrënoja.
Ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të ndihmojë Kabulin për t’iu përgjigjur dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.
Të shtunën, një tërmet me magnitudë 6,2 goditi dy rrethet e provincës veriperëndimore të Heratit pranë kufirit me Iranin.
/TRT Balkan/