1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Hasmi që s’fle: shpenzimet e larta serbe për ushtrinë

Më të lexuarat

Megjithatë, Zoti desh që të dështonte me turp përballë Policisë së Kosovës

Qeveria e Serbisë në vitin e kaluar ka investuar rreth 460 milionë euro në modernizimin e Forcave të Armatosura, ndërsa këtë vit janë planifikuar rreth 616 milionë për të njëjtin qëllim, njofton portali Rrjeti Ballkanik i Sigurisë, transmeton Beta.

Siç thuhet, sipas të dhënave nga llogaria përfundimtare e buxhetit për vitin 2022, Serbia ka shpenzuar 53.8 miliardë dinarë (rreth 460 milionë euro) për prokurimin e armëve dhe teknikave dhe nevojave të tjera të ndryshme të forcave të armatosura.

“Kjo shumë përfshin të gjitha llojet e armëve, mjeteve motorike, pajisje mjekësore për Akademinë Mjekësore Ushtarake dhe sistemin shëndetësor ushtarak, rimbushjen e rezervave të materialit luftarak e të tjera”, thuhet në tekst.

“Për vitin 2022, vlera e importeve është 162 milionë dollarë. Nga kjo sasi, rreth 85 për qind është drejtpërdrejt për nevojat e Forcave të Armatosura të Serbisë, ndërsa pjesa tjetër është për prodhimin e kompanive që janë të ndërlidhura në mënyrë indirekte me nevojat e brendshme ushtarake sepse janë komponentë për armët vendase”, thuhet në tekst.

Shtohet se Jugoimport SDPR ka shitur brenda vendit mallra në vlerë prej 69 milionë dollarësh, të cilat janë kryesisht pajisje ushtarake për Ushtrinë Serbe – Miloš dhe Lazar tre autoblinda luftarake dhe obus vetëlëvizës Nora-B52.

 “Përqindja e investimeve në buxhetin e mbrojtjes së Serbisë është dy herë më e lartë se standardi në NATO. Konsiderohet si investim i lartë kur 20 për qind e buxhetit shkon për armë dhe infrastrukturë dhe tek ne gati 40 për qind e buxhetit në vitin 2022 është shpenzuar vetëm për investime në teknologji. Ky nivel i lartë investimi tregon se modernizimi i gjerë i Forcave të Armatosura të Serbisë është duke u zhvilluar”, thuhet në portal.

Sipas buxhetit për vitin 2023, është planifikuar të ndahen rreth 1.37 miliardë euro për nevoja ushtarake, nga të cilat 616 milionë janë klasifikuar në klasifikimin 512 (“makineri dhe pajisje”).

“Që nga viti 2016 vlera reale e blerjeve ka qenë gjithmonë më e lartë se sa ishte planifikuar fillimisht në buxhet dhe vitin e kaluar ishin planifikuar 436.6 milionë euro. Fillimisht buxheti ishte ulur në 388.2 milionë euro në pjesën e klasifikimit 512, por në fund u shpenzuan 460 milionë euro”, thuhet në tekst.

E megjithatë, në përballjen e parë me Policinë e Kosovës një javë më parë, jo ushtria sere por bishtat e saj në veri, ajo dështoi me turp. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit