1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Snajperi kosovar plagos serbin, shokët e braktisin

Më të lexuarat

Pamje nga ajo që ndodhi një javë më parë në Banjskë të Zveçanit

Në rrjetet sociale po përhapet një video e sulmit terrorist në Banjskë, në të cilën shihet tërheqja e terroristëve të armatosur serbë drejt pyllit aty pranë.

Siç shihet në videon që është bërë virale në rrjetet sociale, katër terroristë fshihen pas një godine të vogël në manastir.

Në një moment, ata largohen nga aty dhe përpiqen të arrijnë në pyll, por më pas një plumb godet njërin prej tyre dhe ai bie përtokë pranë pyllit.

Siç shihet edhe në video, shokët e terroristit të goditur nuk kanë tentuar ta ndihmojnë në asnjë moment, por janë larguar me vrap dhe e kanë lënë të plagosur.

Kujtojmë se saktësisht shtatë ditë më parë në fshatin Banjskë të Kosovës ka ndodhur një sulm ndaj policisë së Kosovës nga një grup serbësh të armatosur.

Një polic i Kosovës u vra në sulm, si dhe të paktën tre sulmues. Më shumë u plagosën. Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë Milan Radoiçicc, ish-nënkryetari i Listës Serbe nga Kosova. Pas arratisjes në Serbi, ai dje është marrë në pyetje në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit