-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Evropianët punojnë mesatarisht 37,5 orë në javë

Më të lexuarat

Javët më të gjata të punës janë në Greqi me 41 orë, e ndjekur nga Polonia me 40,4 dhe Rumania e Bullgaria me 40,2 orë secila. Nga ana tjetër, koha më e shkurtër e punës është në Holandë, ku mesatarja e javës së punës ishte 33,2 orë.

Java e zakonshme e punës për personat e moshës 20 deri në 64 vjeç në vendet anëtare të BE-së në vitin 2022 ishte mesatarisht 37,5 orë, njoftoi së fundmi Shërbimi Statistikor Evropian – Eurostat.

Sipas këtyre të dhënave javët më të gjata të punës i ka Greqia me 41 orë, pasuar nga Polonia me 40,4 dhe Rumania e Bullgaria me 40,2 orë.

Nga ana tjetër, koha më e shkurtër e punës është në Holandë, ku mesatarja e javës së punës ishte 33,2 orë, e ndjekur nga Gjermania me 35,3 dhe Danimarka me 35,4 orë.

Kohëzgjatja e javës mesatare të punës llogaritet sipas numrit të orëve të punuara normalisht në javë në punën kryesore, duke përfshirë orët jashtë orarit, qofshin të paguara ose të papaguara, por duke përjashtuar kohën e udhëtimit nga shtëpia në vendin e punës dhe mbrapa, pushimet për ngrënie dhe orët e shpenzuara në trajnime që nuk lidhen me punën.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit