2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Vatra”: Të shpëtojmë Medvegjën!

Më të lexuarat

Shoqata “Vatra”, që përfaqëson qytetarët e Medvegjës në Kosovë, ka apeluar të gjithë banorët e shpërngulur të kësaj komune nga jugu i Serbisë, të kthehen në vendlindje dhe të votojnë në zgjedhjet lokale të 24 qershorit.

“Shqiptarët e Medvegjës duhet të jenë syçelë, dhe të shkojnë atë ditë për të përmbushur obligimin e vet qytetar dhe mbi të gjitha kombëtar. Andaj, ftohen të gjithë qytetarët e Medvegjës që më 24 qershor 2012 e diel të jenë në vendvotimet e tyre dhe të votojnë për të ardhmen e Medvegjës. Të votohet për një Medvegjë ku do të qeverisin partitë Shqiptare. Gjithashtu, është koha e fundit që ta shpëtojmë vendin tonë, dhe një herë e mirë t`i tregojmë regjimit Serb, se edhe Medvegja, si Bujanoci dhe Presheva është shumicë shqiptare”, thuhet nw apelin e shoqatës “Vatra”.

Ditë më parë edhe shoqata të tjera, personalitete të mirënjohura nga kjo zonë si dhe diaspora shqiptare ka apeluar që të përkushtohet kujdes i veçantë për Medvegjën.tribuna/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit