1.7 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Një poster i ndyrë me Et’hem Beun e fshirë: kë ka për autor?

Më të lexuarat

Ç’duhet të bëjë Erion Veliaj me këtë proçkë të paimagjinueshme

Një poster që ka zhdukur Xhaminë famëmadhe të Et’hem Beut në qendër të Tiranës po qarkullon në rrjete sociale, duke provokuar reagime të shumta pikërisht për këtë fakt të paimagjinueshëm.

Fjala është për një poster që lajmëron një lloj biçim festivali dhe që në stil grafik me ngjyra ka disa prej godinave më simbolike të Tiranës, ama jo më simboliken, si dhe më identitaren njëherësh, Xhaminë e Et’hem Beut.

Disa media me thekse të dukshme inatçore kanë nxituar t’ja faturojnë Erion Veliajt këtë proçkë të rëndë, por as në faqen e kryebashkiakut e as në atë të Bashkisë së Tiranës nuk ekziston ky poster, pra promovimi i këtij eventi, që ka për sponsorizues Coca Cola-n apo Birrën Korça.

Pas këtij posteri që atenton monumentin kryesor identitar të Tiranës qëndron Moving City, një grupacion apo lëvizje muzikore nga ato që organizojnë Party në sheshe publike plot shfrenim me të ashtuquajtur DJ, krijesa që prodhojnë zhurmë çmendurake duke menduar që përcjellin muzikë, edhe pse nuk dijnë as notat. Por kjo është tjetër çështje.

Çështja është te guximi që kanë marrë për të fshirë Et’hem Beun me laps, si përçim i një kredoje shejtaneske për të mos e pranuar një monument besimi në Zot që iu err sytë e mendjen.

Prej llojit njerëzor që i përkasin, plot pikëpyetje, qartazi që janë armiq të besimit, posaçërisht Islamit, pasi Kisha Ortodokse ekziston në poster. Pra nuk ka dyshim në atë çfarë janë. Megjithatë, as në faqen e tyre, ky poster pa Et’hem Beun nuk ekziston. Ekzistojnë të ngjashëm me të, por jo ky. Një mendje të thotë që e kanë hequr.

Tani këtu vjen roli i Erion Veliajt, që si njeriu i parë i Tiranës të diktojë autoritetin e tij që ia jep posti për ta  zhbërë këtë poster të ndyrë në formë qëndrimi, i cili që luan djallëzisht me identitetin e kryeqytetin. /tesheshi.com/      

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit