8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kanë vrarë, masakruar e bërë genocid, por thonë se nuk u vjen turp!

Më të lexuarat

Eventi në Nish: Kosova, në delirin e madhështisë dhe maninë e persekucionit serb

Serbëve iu atribuohen krime për shkak të mitit nacionalist më të cilin frymojnë, por kjo nuk përbën turp për presidentin Vuçiç.

Një shprehje se si ata e ushqejnë mitin e nacionalizmit, një përzjerje e delirit të madhështisë dhe manisë së persekucionit, ishte nje event i fundit në Nish, dita e  Unitetit Serb.

“Ne mund të jetojmë në shumë vende, por kemi një flamur të vetëm kombëtar, kemi emrin dhe mbiemrin tonë, gjininë tonë, për të cilën nuk na vjen turp”, tha Vuçiç, duke shtuar se është “krenar për festën që po festojmë sot”.

“RS(Republika Srpska) dhe ne morëm një vendim të përbashkët për këtë festë”, theksoi Vuçiç, ku pas tij vijoji me të njëjtin refren Patriarku Porfirije

“Sot ne ngremë trengjyrën tonë në emër të Zotit dhe për shpëtimin tonë, por edhe të të gjithë popujve që jetojnë me ne, të cilën e garanton shqiponja dykrenare me mburojë”, tha kleriku më i lartë serb.

“Populli serb i këtij rajoni në mënyrë të pagabueshme e kupton qartë se çfarë është uniteti dhe liria, pasi e kanë dëshmuar me gjithë zemër se janë të denjë për bashkim dhe liri. I uroj Ditën e Bashkimit Serb mbarë popullit serb me dëshirën që kjo urim të arrijë edhe në viset më të largëta gjeografike ku rreh zemra e Svetosavës”, tha patriarku.

Dhe s’mund të mungonte Kosova në mesazhe.

Ishte Vuçiç ai që tha se Serbia me asnjë çmim nuk do të heqë dorë nga Kosova dhe Metohia, sepse nuk mund të heqë dorë nga emri, mbiemri dhe e ardhmja.

“Kur na thonë të heqim dorë nga Kosova dhe Metohia, kur na thonë të heqim dorë nga të drejtat tuaja, ne themi: si mund të heqim dorë nga emri dhe mbiemri, nga fëmijët tanë dhe nga e ardhmja jonë? Nuk ka çmim që nuk do të paguajmë për lirinë tonë, do ta ruajmë emrin, mbiemrin dhe trengjyrëshin tonë”, tha presidenti serb.

Ruajtja e flamurit serb në çdo luftë, shtoi ai, ishte nderi dhe krenaria më e madhe. “Ata mund të na zinin pozicionet dhe të merrnin territorin e të gjithë vendit, ata mund të bënin gjithçka, por kurrë nuk mund të vidhnin trengjyrëshin kuqeblu-bardhë. Është krenaria jonë, flamuri ynë trengjyrësh është krenaria jonë, ne qëndrojmë pas dhe gëzohu”, tha Vuciç. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit