Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 shkallësh të Rihterit ka goditur gjatë mbrëmjes së kaluar shtetin afrikan, Marok.
Numri i të vdekurve është rritur në 632 ndërsa 329 janë të lënduar, raporton stacioni televiziv shtetëror Al Aoula, duke cituar Ministrinë e Punëve të Brendshme
Pesëdhjetë e një persona janë në gjendje kritike, shtoi mediumi maroken, shkruan cnn.
Një zyrtar lokal tha se shumica e viktimave gjenden në zonat malore që janë vështirë për t’u arritur.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së njoftoi se tërmeti ishte në një thellësi relativisht të cekët prej 18.5 kilometrash.
Ky është tërmeti më vdekjeprurës në Marok që nga ai i vitit 2004, në të cilin vdiqën më shumë se 600 njerëz. /Telegrafi/