Ç’deklaruan Brnabiç e Kurti në forumin slloven?
Kryeministrja serbe Ana Brnabç potencoi mosnjohjen e Kosovës si shtet nga Serbia. Në forumin e Bledit në Slloveni, ajo deklaroi: “Së pari, më duhet të them se kemi të bëjmë me një shtet, nuk ka dy shtete për mua. Republika e Kosovës nuk është njohur ende, nuk është pjesë e Kombeve të Bashkuara dhe nuk mund të jetë pjesë e BE përsa nuk njihet ende nga pesë vende evropiane”.
Kurti nga ana e tij tha se Kosova po bën përpjekje për këto pesë njohje, për të vijuar dhe më tej si shtet në pranimin në organizmat e rëndësishme ndërkombëtare.
“Është e vërtetë që pesë vende nuk na njohin: Greqia, Qiproja, Sllovakia, Rumania dhe Spanja. Ne po punojmë me ta në mënyrë bilaterale nga pikëpamja diplomatike, por edhe në Bruksel.
Atmosfera me të gjitha këto vende është më mirë se më parë. Ka disa hapa konkretë të vegjël që ne shpresojmë se ata do të ndryshojnë qëndrimin e tyre dhe do të jenë pjesë e vendeve që na njohin.
Një mënyrë si ne përpiqemi të bindim vendet skeptikë është nëpërmjet progresi ekonomik dhe demokratik që është një histori sukesi e dyfishtë e ndërhyrjes së NATO në 1999 për të ndalur gjenocidin e Jugosllavisë së Millosheviçit”, tha kryeministri i Kosovës. /tesheshi.com/