Gurpunuesit, numri i të cilëve është në rënie, vazhdojnë ta bëjnë këtë punë, ku punojnë me durim duke i dhënë formë dhe modele gurit
Në qytetin irakian, Suleymaniyah, punëtorët që punojnë gurë me çekiç nga mëngjesi në mbrëmje në vapën me temperatura prej 50 gradë, e fitojnë bukën e tyre në këtë mënyrë të vështirë, raporton Anadolu.
Punimet e gurit, të cilat në të kaluarën ishin shumë të nevojshme në ndërtimin e shtëpive dhe ndërtesave, humbën nevojën e dikurshëm me rritjen e materialeve të ndërtimit industrial.
Gurpunuesit, numri i të cilëve është në rënie, vazhdojnë ta bëjnë këtë punë, ku punojnë me durim duke i dhënë formë dhe modele gurit.
Lutfullah Ismail, 59-vjeçari irakian punues i gurit, për Anadolu tha se ai e filloi profesionin e tij në moshën 18-vjeçare dhe ka vazhduar këtë punë për 41 vjet.
Duke thënë se familja e tij jeton nga kjo punë, Ismail tha: “Pasi heqim dheun nga gurët, i nxjerrim jashtë. Ne i dërgojmë këta gurë në të gjithë rajonin e Kurdistanit, nga Halabja deri në Erbil”.
Ismail theksoi se gurët e bardhë janë më të vlefshëm për shkak të bukurisë së tyre dhe janë të kërkuar më shumë sepse janë të paktë.
Eyub Murad’hani, 35-vjeç, tha se këtë punë e bën prej 15 vitesh dhe se e punojnë gurin që nga mëngjesi deri në mbrëmje.
Ai tha se gurët që kanë gdhendur janë përdorur për ndërtimin e mureve dhe se këtë punë e kanë vazhduar pavarësisht verës apo dimrit.
“Guri Hewreman është gur i famshëm dhe i bukur. E punojmë bukur. Kjo është punë shumë e vështirë, shumë pak njerëz mund ta bëjnë. Nëse guri është shumë i përpunuar dhe i ngulitur, një punëtor mund të bëjë 7 ose 12 gurë në ditë, por nëse nuk është i përpunuar, ky numër rritet në 20 deri në 25 gurë”, tha Murad’hani.
/aa/