Puna për rikthimin në shkëlqim të kësaj faltoreje simbol
Kryeministri Rama e ka nisur javën e re duke u ofruar pamje nga fronti i rehabilitimit të Xhamisë së Plumbit në Shkodër, një faltore simbol i besimit islam, e cila përmbytej rregullisht në raste shirash të rrëmbyeshëm, duke bërë që të ishte në degradim të vazhdueshëm.
“Dhe nga kantieri i punës në Xhaminë e Plumbit, për kthimin e këtij tempulli jo vetëm besimtarëve, por edhe Shkodrës, si një tjetër destinacion atraktiv turistik, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan i pari i qeverisjes, duke ia atribuar rikthimin në shkëlqim të kësaj xhamie edhe pushtetit të tij, aleat i ngushtë me pushtetin në Turqi, një ndër investitoret e rehabilitimit. /tesheshi.com/