Emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një intervistë për mediumin austriak “Kurier”, ka folur për dialogun dhe situatën në veri.
Lajçak ka thënë se marrëveshja e Ohrit mes dyja vendeve ishte një arritje e jashtëzakonshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Beogradit.
“Marrëveshja e marsit është një moment historik në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ne e dimë saktësisht se çfarë duhet bërë. Por, ka shumë “mina” në këtë rrugë që nuk duhet të ecim mbi to. Zgjedhjet vendore në prill ishin njëra prej tyre dhe, për fat të keq, ne ecëm mbi to”, ka deklaruar Lajçak
Tutje, ai gjatë intervistës ka deklaruar se tashmë fokusi i tyre nuk është normalizimi i marrëdhënieve, por menaxhimi i krizave mes Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/