-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Irak, protestuesit dogjën pjesë të Ambasadës së Suedisë për shkak të djegies së Kuranit

Më të lexuarat

Mbështetësit e Lëvizjes Sadr erdhën pranë ambasadës suedeze dhe protestuan kundër djegies së Kuranit

Në kryeqytetin e Irakut, Bagdad, grupe të lidhura me Lëvizjen Sadr, të udhëhequra nga lideri fetar dhe politik shiit, Muqtada es-Sadr, hynë në ndërtesën e Ambasadës së Suedisë dhe i vunë flakën disa pjesëve të saj, raporton Anadolu.

Mbështetësit e Lëvizjes Sadr erdhën pranë ambasadës suedeze dhe protestuan kundër djegies së Kuranit. Protestuesit dogjën pjesë të ndërtesës së ambasadës suedeze. Nga ndërtesa doli tym i zi.

Protestuesit irakianë kishin thyer barrierat prej betoni të ngritura rreth ambasadës.

Sadristët edhe më parë kishin organizuar një aksion duke bastisur ndërtesën e ambasadës suedeze.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit