8.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Belgjika mbështet anëtarësimin e Kosovës në NATO

Më të lexuarat

Kryesuesi i delegacionit të Parlamentit Federal të Belgjikës në NATO, Theo Francken ka shprehur mbështetjen ndaj Kosovës për anëtarësim në këtë institucion.

Në ditën e parë të vizitës së tyre në Kosovë, ai tha se stabiliteti dhe siguria në Ballkanin Perëndimor është kyçe, sidomos pas invazionit rus në Ukrainë.

“Belgjika gjithmonë e ka mbështetur Kosovën dhe integritetin territorial. Belgjika qëndron në anën e juaj”, tha ai, raporton kp.

Para mediave foli edhe kryesuesi i delegacionit të Kosovës në Asamblenë e Përgjithshme të NATO-s, Driton Hyseni, i cili nënvizoi nevojën për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit