Mijëra emigrantë po mundohen të gjejnë rrugë të reja për të kaluar drejt veriut të Europës, ndërkohë që Kroacia, Sllovenia dhe Hungaria po i mbajnë bllokuar, madje duke përdorur gaz lotsjellës, ujë e madje edhe shkopinj gome.
BE është ndarë për krizën dhe pritet të mbajë një samit urgjence.
“Kjo është Europa e gardheve”, shkruan Spiegel në një fotoreportazh.
Në Turqi, Hungari, Serbi, Kroaci e tashmë edhe në Slloveni, po ndërtohen pengesa për emigrantët.
Disa vende kanë rivendosur kontrollin në kufi.