27 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Palestina: Sulmi i Izraelit në Jenin është krim lufte

Më të lexuarat

Në sulmin ajror dhe bastisjen e kryer nga forcat izraelite në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar mëngjesin e sotëm humbën jetën 4 palestinezë dhe 27 persona u plagosën

Palestina dënoi ashpër sulmin ajror dhe bastisjen e kryer nga forcat izraelite në qytetin e Jeninit në Bregun Perëndimor të pushtuar, transmeton Anadolu.

Zëdhënësi i Presidencës Palestineze, Nabil Abu Rudeineh, në një deklaratë me shkrim tha: “Ajo që ka bërë qeveria pushtuese izraelite në qytetin dhe kampin e Jeninit është krim i ri lufte kundër popullit tonë të pambrojtur”.

“Derisa pushtimi të mposhtet dhe të çlirohet, populli palestinez nuk do të gjunjëzohet para këtij sulmi brutal, nuk do të dorëzohet, nuk do të ngrejë flamurin e bardhë dhe do të qëndrojë i vendosur në tokën e tij”, tha Abu Rudeineh.

– “Krimet e Izraelit nuk do t’u sjellin atyre siguri dhe stabilitet”

Zëdhënësi i Presidencës Palestineze, u shpreh se “të gjitha këto krime të kryera nga qeveria pushtuese dhe kolonët e saj terroristë nuk do të garantojnë siguri dhe stabilitet”.

“Për sa kohë që populli palestinez nuk ndien siguri dhe stabilitet, as Izraeli nuk do të ndiejë”, theksoi Abu Rudeineh.

– “Komuniteti ndërkombëtar duhet të thyejë heshtjen e tij të turpshme”

Abu Rudeineh i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të thyejë “heshtjen e turpshme”, të ndalojë agresionin e Izraelit kundër popullit palestinez dhe të ndërmarrë hapa seriozë për ta mbajtur Tel Avivin përgjegjës për të gjitha këto krime.

Në sulmin ajror dhe bastisjen e kryer nga forcat izraelite në qytetin Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar mëngjesin e sotëm 4 palestinezë humbën jetën dhe 27 u plagosën

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit