15 C
Pristina
Thursday, September 19, 2024

Islami në Ballkan dhe te Shqiptarët para Perandorisë Osmane

Më të lexuarat

Islami në Ballkan dhe te Shqiptarët para Perandorisë Osmane

Islami si religjion dhe qytetrim me një doktrinë universale per një kohë të shkurtë arriti të përhapet deri në viset më të largëta prej Atlantikut në Perëndim deri në Indokinën e largët dhe prej Afrikës Qendrore deri në Verilindje në Buharë e Uzbekistan si dhe në juglindje të Evropës në Ballkan.

Ky progres kaq i shpejt ishte padyshim udhëheqja e parimeve hyjnore të cilat ishin të përshtatshme për çdo kohë dhe për çdo vend. Për këtë zgjerim kanë merit padyshim popujt e ndryshëm si Arabët, persianët, mongolët, osmanët etj.

Shumë shpejtë gjurmët e Islamit i hasim edhe në Ballkan duke filluar qysh nga shekulli i 8 në mënyrë masive ndihet prezenca e tyre. Kontaktet e para të muslimanëve me popujt balkanik të krishterë e pagan e gjetën një situat tejet të rëndë shoqërore. Kurse ata sollën një platformë tjetër për shoqërinë e cila siguronte një jetë më të mirë.

Si bartës të kulturës Arabo-Islame tek ne në ballkan konkretisht te shqiptarët konsiderohen Osmanët edhe pse para Osmanëve kanë eksistuar lidhjet shqiptaro-arabe. Gjurmët e para të Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare i hasim që në kohën e vjetër në përmasa të vogla në mesjetë me intensitet më të fuqishëm dhe në pjesën e parë të kohës së re me intenstitet maksimal.

Rrugët e depërtimit të kulturës Arabe-Islame në evropë dhe ballkan janë : Nga perëndimi përmes Andaluzisë, nga Jugu përmes Mesdheut, Sicilisë dhe nga Verilndja përmes Hungarisë. Kurse mënyrat e dëpërimit të saj në Ballkan mund të numrojmë:

a) Përmes lidhjeve tregtare detare- Levizjet sipërmarrëse tregtare që janë bërë në lindje nga sasanidët në perëndim ardhja dhe këmbimi i mallrave i cili është bërë nga Perandoria Romake që të gjithë takoheshin në Selanik dhe bënin këmbimin e mallrave të ndryshme. Të gjithë këta tregtarë që lëviznin në këto treva me vete sillnin nga ndonjë profesion dhe përvojë të vendit të tyre . Rezultat i këtyre lëvizjeve të njerëzve me kulturë dhe besime të ndryshme bëri të mundshme që të vinin e së bashku të takohehin kultura mesopotamiane , indiane , arabe, anadollake eshumë të tjera . Këtë përzierje kulturash mund ta vërejmë që para ardhjes së otomanëve në këto vise edhe atë në stilet e ndërtimeve dhe vend adhurimeve të cilat i kanë ndërtuar ata.

b) Lidhjet ushtarake-politike- Zhvillimi i hovshëm i shtetit Islam rezultoi me zgjerime të reja në katër anët e botës. Kështu muslimanët depërtuan në Perandorinë Bizantine, u bënë përpjekje për pushtimin e Konstantinopolit. Shumë shpejtë muslimanët arritën në Edirne dhe Selanik i cila nihet si kontakt i parë i ushtrisë muslimane me popujt ballkanik dhe mundësia e parë që Islami të ushtrojë ndikim në viset ballkanike. Gjithashtu në shekullin 9 arabët kaluan në ofensivë drejtë ballkanit. Kemi edhe kontakte të tjera politike ushtarake apo edhe lidhje letrare e shkencore mes popujve arab dhe atyre ballkanik siç janë të njohura kontaktet e Harun Rashidit me sundimtarët evropianë apo Abdurrahmani i 3 i cili kishte dërguar në vendet Sllave një delegacion për bisedimi rreth marrdhënjeve të tyre.

c) Lëvizjet misionariste- Në kontaktet e para të kultures Arabe dhe në përhapjen e Islamit kishin edhe levizjet misionriste të cilat emigronin nga nje vendi në tjetrin. Kalimi i tregtarëve dhe grupeve të ndryshme të teologëve dhe mistikëve sikurse thotë shkrimtari i njohur Ismail Kadare duke përshkraur grupe të ndryshme misionariste ndër ta edhe Sari Salltëkun duke i përshkruar si dervishët turq endacak kishin ardhur në trojet tona përgjatë Eg-natia nga dy veta shpesh herë të zbathur. Ekrem bej Vlora pohon se në periudhën paraosmane në tokat shqiptare erdhën misonarë, derisa dërvishët shëtitës që nuk qëndronin në një vend por bënin përgatitjen e vendit për pushtimin ushtarak të turqisë. Ndër ta duhet të përmendim edhe Sari Salltëkun.

Sari Salltëku – Figura e Sari Salltëkun përbën një element shumë të rëndësishëm në përhapjen e Islamit në ballkan dhe te shqiptarët para ardhjes së Osmanëve. Ka mospajtime rreth prejardhjes së Sari Salltëkut, thuhet se ai ka qene nxënës i sufiut të njohur Jakut Hameviut ka mendime se ai ka qenë dervish bektashian, por ka mendime se ai ka qenë Sunij-hanefij dhe i përvetsuar nga tarikatet e ndryshme. Ajo që është e rëndësishme se Sari Salltëku ka qenë një predikues fetare mistik i cili ka luajtur rol të rëndësishëm në përhapjen e Islamit në këto toka. Fenomeni i tij është mjaft i përhapur në tokat shqiptare si legjendë, histori apo mitologji të ndryshme që i kushtohen atij . Kemi emra vendesh , varreza apo edhe teqe, zavije me emrin e tij . Gjurmët për Sari Salltëkun i hasim në Krujë, në Guricaj afër Durrësit, në Pejë si dhe në periferi të fshatit Zgatar të Opojës në vendin e quajtur Gjerman gjendet “Varri i Madh” që sipas të dhënava ka të bëj me Sari Salltëkun dhe njerëzit e tij .

Peqenegët- Zvillimi i shpejt i bashkësisë muslimane rezultoi me zgjerim të kufijve. Shumë grupe shpesh herë të ndjekura apo të shtrëguar në kushte të vështira u detyruan të shpërngulen nga një vend në tjetrin në kërkim të kushteve më të mira për jetë. Varsisht nga shkalla e tyre arsimore, kulturore ata sillnin me vete edhe kulturën, besimin dhe traditën e tyre. Njëri ndër ta është edhe fisi Peqenegë të cilët thuhet se janë paraqitur në shekullin 8-10, preardhja e të cilëve nuk dihet. Ata shtriheshin kryesisht mes Danubit dhe Donit. Veprimtarinë e tyre e zhvilluan kryesisht në tokat Iliro-shqiptare. Historianët thonë se ata kanë qenë popull musliman madje për ta thuhej “cubat e popullit endacat “të cilët ”bëheshin synet” janë bartës të mundshëm të kulturës Arabo-Islame në ballkan. Me ardhjen e Osmanëve ata u zhdukën nga skena e historisë.

Bogomilët- Në kohën e sundimit të Car Pjetrit në Bullgari u përhap sekti Bogomil të cilët u shpërngulën në Bullgari dhe Maqedoni. Fillimi i tyre në Ballkan daton në shekulllin 8. Nismëtar i bogumilizmit ishte prifti Eren i quajtur Bogomil. Doktrina bogomile kundërshtonte katolicizmin dhe ortodoksiszmin ishte më afër Islamit dhe monoteizmit. Për këtë arsye ndiqej nga Bizanti, Bullgaria, Serbia. Në pamundësi veprimi ata u shpërngulën në tokat shqiptare dhe në Bosne ku bogumilizmi u bë doktrin zyrtare atje deri në ardhjen e Perandoris Osmane. Kalimi i tyre nëpër tokat Shqiptare nuk ishte pa ndikim kur marrim parasysh doktrinën e tyre të afërt me Islamin .

Turqit Vardarianë- Përhapja e shpejtë e Islamit në Juglindje të Bizantit bëri që Bizanti të mos ndihej i qetë. Për ti qetësuar trazirat nga Anadolli mbreti Teofili shpërnguli Turqit Vardarian nga Azia drejt Selanikut. Së bashku me ta u shpërngulën edhe arabët Magrebian. Turqit vardarian ishin musliman por nga tortuarat disa prej tyre pranuan pagëzimin kurse disa u shpërngulën në vende ku mund të jetonin më të qetë. Prania e tyre në ballkan dhe të shqiptarët përbën praninë e hershme të Islamit dhe muslimanëve në mënyrë masive në këto toka.

Rreth prezencës së Islamit në tokat shqiptare mundë të argumentohemi edhe me themelet e xhamisë së fshatit Mlik të komunës së Opojës konkretisht Gorës e cila daton që nga viti 1291 rreth 200 vite para ardhjes së perandorisë Osmane në tokat ballkanike. Kjo xhami sipas të dhënave është ndërtuar nga një familje muslimane e adhur nga Halepi i Sirisë, këtë e argumenton edhe shenimet me përmbajtje fetare dhe shkrim arab të gjetura në themelet e xhamisë . Xhamia e Mlikut është argument i qartë i Islamit masiv në këto toka sepse ndërtimi i xhamisë implikon numrin e konsiderueshëm të muslimanëve në këtë pjesë.

Ndonëse nuk kemi argumete të plota shkencore për të dhënë rezultate përfundimtare, por nga kto që thamë bëhet e qartë eksistenca e Islamit dhe muslimanëve në ballkan dhe në tokat iliro-shqiptare para perandorisë Osmane. Mbeten të bëhen studime edhe më të hollësishme pasi se studimi i historisë islame niherit përbën edhe identitetin dhe strukturën fetare të një populli.

_____________________

1. N.Ibrahimi vepra 10 fq.93 e pas. Logos A. Shkup 2010.

2. Dr. Musa Musai “ Integrimi i fesë dhe identitetit te muslimanët e Ballkanit” botimet Alsar Istanbul 2007. Fq 12.

3. Muhamed Mufaku “Lidhjet letrare Shqiptare-Arabe” fq 50. Boton :Qendra Shqiptare për Studime Orientale. Tiranë 2009

4.I. Kadare .Ura me tri Harqe fq 41 .Prishtinë 1980.

5. Nexhat Ibrahimi “Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar (shek. 9-14) .” Logos A ,Shkup 2003.

6. Nexhat Ibrahimi “ Islami në trojet Iliro-Shqiptare gjatë shekujve” fq 240-241. Sh.B. M.D.I. Prishtinë 2000.

7. Po aty .

8. Metin Izeti . “Kllapia e Tesavufit” fq. 85-88. BFI ,Shkup 2004

9. Nexhat Ibrahimi, Vepra 10, Logos-A, Shkup,2009, fq.134.

Ramazan Fetahu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit