11.1 C
Pristina
Wednesday, October 2, 2024

Bedri, anije e historisë

Më të lexuarat

Po, mu kështu, sepse Bedri me mesazhet, porosit dhe reflektimet e tij të vlerave madhështore, lundron në kohë, i viziton gjeneratat, i pret periudhat historike dhe ndalet në limanin e çdo brezi dhe etape, për t’i lënë margaritar te çmueshëm nga thesari i tij i shumte, e pastaj vazhdon rrugën për ne kohe dhe gjenerata tjera me thesar te madh porosish e mësimesh, i cili edhe pse zbarkohet një pjese e tij ne limanet e brezave dhe periudhave historike, mbetet i njëjtë, i paprekur.

Pra, Bedri u flet brezave te këtij umeti dhe u jep mesazhe madhore ne segmente te ndryshme.

Ne, me këtë rast, do te ishim ndalur ne reflektimin e Bedrit ne disa segmente, edhe atë si vijon:

Shtetformësimi

Lufta e Bedrit nuk qe thjesht një fitore ushtarake karshi një armiku tradicional, por me rëndësi thelbësore është të përmendet fakti se Bedri prezantoi elementin e shtetformësisë së umetit Islam.

Tash, opinioni me i gjere botërorë, kuptoi se pala e cila aq u përfol nga idhujtarët e Mekës, nuk është thjesht një grup i izoluar njerëzish, por ata janë shtet i cili u ballafaqua me ushtrinë e tij, me komandën, logjistikën dhe udhëheqësin e përgjithshme, me palën kundërshtare të tronditur nga zhvillimet pozitive në taborin Islam me këtë ritëm të shpejtë dhe të çuditshëm.

Faktorizimi ndërkombëtar

Forca e re e cila e trandi fuqishëm bazamentin e kufrit-mosbesimit dhe idhujtarisë qorre arabe, dhe e përligji autoritetin e saj, për të cilën u bë aq shumë zhurmë nga idhujtarët, në luftën e Bedrit, kthehet edhe një herë në cilësi të komunitetit të organizuar mirë, i cili i posedon të gjitha parametrat e të qenit alternativë e njerëzimit, që edhe një herë ta grushtoj kauzën e kufrit, por tash në një duel të nivelit ndërkombëtar, duke u bërë në këtë mënyrë faktor me rëndësi në arenën ndërkombëtare, faktor ky që nuk guxon të mospërfillet dhe të minimizohet fuqia e tij.

Në luftën e Bedrit, praktikisht u pa fillimi i fundit të pushtetit fisnor idhujtar mekas dhe faktorizimi i umetit Islam, me kryeqendrën Medinën, në arenën ndërkombëtare.

Lojaliteti ndaj kauzës

Krahas treguesve tjerë, me rëndësi është të përmendet se lufta e Bedrit tregoi lojalitetin e gjeneratës më të dalluar të historisë Islame, shokëve të Muhamedit s.a.v.s.-sahabëve, ndaj kauzës Islame dhe dashurisë së tyre ndaj tij si i dërguar i Allahut, si dhe gatishmërinë e tyre për të sakrifikuar në rrugë të Islamit çdo gjë.

I dërguari i Allahut mori besë prej tyre para se të shpërngulet për në Medine, se do ta mbrojnë nga armiqtë të cilët do ta sulmojnë në Medine, por tash kërkohej diçka tjetër, të dilej në sulm jashtë Medinës.

Muhamedi s.a.v.s. e mori mendimin e tyre, duke u lënë kështu mundësi që të qëndrojnë në atë që ishin marrë vesh, pra ta mbrojnë në Medine.

Mirëpo, përgjigja e tyre ishte e shpejtë dhe e vendosur. Prijësi i ensarëve-medinasve i tha: “O i dërguar i Allahut, ec para, se sikur të thuash qe t’ia mësymë detit, ne do të jemi me ty, e nuk të themi si i tha populli i vet Musait: Shko ti dhe Zoti yt luftoni, e ne do të presim këtu.”

Pra, këtu u pa lojaliteti i shokëve te Pejgamberit s.a.v.s. ndaj kauzës Islame, gjë qe duhet te jete pasqyre ne te cilën do te shijohet çdo besimtar dhe mësim ? rëndësishëm për muslimanët qe ta kuptojnë se si duhet te besohet dhe te jete njeriu lojal ndaj besimit dhe kauzës se vet.

Dashuria ndaj vendlindjes

Nuk ka fare dyshimi se besimi paraqet bazën dhe fundamentin e lëvizjes së shtetit të parë Islam në çdo drejtim, mirëpo në luftën e Bedrit, krahas porosive tjera, reflektohet edhe dashuria ndaj vendlindjes.

Kjo, ngase muslimanët e Mekës, edhe pas shpërnguljes në Medine, i ndiqnin me vëmendje lëvizjet në Meke, sepse Mekeja ishte qendra e shpalljes dhe vendi i Qabes e historisë Islame, poashtu edhe vendlindja e tyre. Ata interesoheshin se çka behet atje, çka ndodh në qytetin e tyre, me njerëzit, me pasuritë dhe shtëpitë të cilat i kishin lënë.

Nisur nga kjo, dalja në rrugë Ebu Sufjanit per t’ia ndalë karvanet, nuk kishte karakter plaçkitje, por pengim të keqpërdorimit të pasurive të tyre të cilat shfrytëzoheshin nga mekasit në drejtim të gabuar, pra për ta forcuar kauzën e mosbesimit.

Së këndejmi, muslimanët duke e penguar këtë nëpërkëmbje të pasurisë dhe pronës së tyre, deshën ta dobësojnë kauzën e kufrit dhe të formojnë kushte për pastrimin definitiv të vendlindjes së tyre, djepit të Islamit, Mekës, nga mbeturinat e idhujtarisë.

Kualiteti, e jo kuantiteti

Te gjithë e dinë se numri i muslimanëve në luftën e Bedrit, ishte më i vogël se numri i idhujtarëve. Por, edhe përskaj kësaj, muslimanët korrën fitore bindëse.

Mirëpo, kjo nuk duhet të shihet vetëm në këndin matematikor numerik, pra si numër dhe shifër, por fitorja në Bedër me këto raporte numerike, duhet të kuptohet mesazh i qartë që jep Bedri për domosdoshmërinë e kualitetit.

Muslimanet duhet të mundohen për kualitet në të gjitha sferat e jetës dhe në fe para së gjithash, sepse kualiteti ka vlerë dhe mundëson sukses e fitore, si që ishte rasti në luftën e Bedrit kur fituan kualitativet, edhe pse ishin pak, ndërkaq kuantiteti është i zbehtë dhe jo produktiv, edhe pse mund të duket shumë në vëllim. Poashtu, kjo u pa ne luftën e Bedrit, por në taborin idhujtar i cili simbolizon kuantitetin. Ata edhe pse ishin shumë, humbën bindshëm.

Pra, të mundohemi të arrijmë kualitet në të gjitha fushat, e jo të mbetemi në vagonin e fundit të zhvillimit.

Mr.Bashkim Aliu

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit