2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

SHBA e “shqetësuar” për bastisjen e kompleksit Al-Aksa të Kudsit nga ministri Ben-Gvir

Më të lexuarat

SHBA-ja ka shprehur shqetësim lidhur me bastisjen e kompleksit të xhamisë Al-Aksa në Kudsin Lindor nga ministri izraelit i Sigurisë, Itamar Ben-Gvir, transmeton Anadolu.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga vizita në Haram al-Sharif/Malin e Tempullit. Ne besojmë se kjo hapësirë e shenjtë nuk duhet të përdoret për qëllime politike”, tha në një konferencë për media Matthew Miller, zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Miller ftoi të gjitha palët që të respektojnë shenjtërinë e hapësirave të shenjta.

Të dielën, Ben-Gvir i ekstremit të djathtë hyri me forcë në kompleksin e xhamisë Al-Aksa. Pasi hyri brenda, ai pretendoi pronësinë e Izraelit mbi vendin e shenjtë.

Disa vende, përfshirë SHBA-në, Turqinë, Francën, Jordaninë, Katarin dhe Egjiptin, gjithashtu dënuan provokimin dhe retorikën nxitëse të ministrit izraelit.

Lideri i opozitës izraelite, Yair Lapid, gjithashtu kritikoi lëvizjen e ministrit Ben-Gvir, duke e quajtur atë një “njeri të papërgjegjshëm” dhe “fanatik”.

Për muslimanët, Al-Aksa përfaqëson vendin e tretë më të shenjtë të Islamit. Hebrenjtë, nga ana tjetër, e quajnë këtë zonë Mali i Tempullit, duke konsideruar se ishte vendi i dy tempujve hebrenj në kohët e lashta.

Projektet e vendbanimeve

Miller gjithashtu shprehu shqetësim të thellë për vendimet e fundit të qeverisë izraelite për të lejuar qytetarët të vendosen me qëndrim të përhershëm në pjesën veriore të Bregut Perëndimor të pushtuar.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga urdhri i fundit i qeverisë izraelite që lejon qytetarët të vendosen me vendbanime të përhershme në Bregun Perëndimor verior, i cili sipas ligjit izraelit, është ndërtuar ilegalisht në tokë private palestineze”, tha Miller i pyetur për vazhdimin e projekteve të vendbanimeve ilegale izraelite.

Miller e quajti urdhrin e qeverisë izraelite si “jokonsistente”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit