2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Nga iftari i turpit te miqësia e paturpshme – Justinian Topulli

Më të lexuarat

Në 2021, ambasadori i shtetit sionist në Tiranë shtron një iftar, ku për ta pasur atë më të pranueshëm, e organizon në bashkëpunim me kryegjyshatën bektashiane, duke e përdorur turpshëm atë. Në atë iftar merr pjesë edhe myftiu i Tiranës, i strukur aty në qoshe të tavolinës dhe pa uniformë fetare, pikërisht për shkak të ndjesisë që muslimanët do të kishin nga një pjesëmarrje e tillë, sidomos kur ky iftar ndodhte pikërisht në momentin kur muslimanët palestinezë shtypeshin në Kuds (Jerusalem) nga pushtuesi sionist.

Pati një reagim të madh në atë kohë nga besimtarët, dhe një deklaratë dënuese nga një grup hoxhallarësh, fakt ky, që ndoshta mund të ketë ndikuar disi, që e njëjta skenë të mos përsëritej në 2022.

Por iftari i turpit i 2021 u harrua shpejt me sa duket, dhe sivjet në 2023, e njëjta ambasadë tashmë ftohet pa asnjë hezitim dhe turp në iftar nga vetë KMSH-ja, dhe ajo i kthen qokën, duke e ftuar në një iftar që tashmë nuk kishte më nevojë për ndërmjetës.

Natyrisht, tashmë pjesëmarrja në darka dhe dreka të përbashkëta, ku shtrohen edhe pije alkoolike, është etapa që ka tejkaluar sikletin e iftarit të parë të turpit të 2021.

Kjo është vetëm ajo që duket, sepse ndoshta ajo që fshihet është edhe më e madhe.

Por më e keqja në këtë mes, nuk është fytyra e vërtetë e shëmtuar e gylenistëve, që zbulohet çdo ditë e më tepër, por indiferenca dhe gafleti i atyre që heshtin dhe nuk u bën më përshtypje asgjë, atyre që u ka vdekur ndjeshmëria dhe nuk fyhen që përfaqësohen në mënyrë ilegjitime nga kjo klikë alla masone.

Në verën e këtij viti fillojnë zgjedhjet për këshillat e xhamive, këshillat e myftinive dhe Këshillin e Përgjithshëm të KMSH-së, dhe me shumë gjasa do të shikoni maskaradën e radhës, se si do të manipulohen dhe diktohen zgjedhjet nga kjo klikë e pafytyrë dhe indiferenca e atyre që bëjnë sehir, edhe pse janë shumicë dërmuese.


P.S. gylenistët e ngarkuar për dosjen time dhe spiunët që marrin rrogën për këtë punë, të mos harrojnë ta vendosin edhe këtë postim në dosjen përkatëse.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit