1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Kush e largoi hoxhën Shefqet Krasniqin nga xhamia?

Më të lexuarat

Ka kaluar kohë e gjatë kur imami Shefqet Krasniqi nuk është më ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ai në një prononcim në emisionin “Rruga e ndriçuar” ka zbardhur disa detaje lidhur me arsyet e shkarkimit të tij.

Ai thotë se shkarkimi i tij është bërë nga këshilli, respektivisht Kryetari i Këshillit të Prishtinës të Bashkësisë Islame, të cilët sipas tij i kanë bërë zullum të qartë. “Unë në xhami nuk hy me dhunë e me forcë, ngase jam njeri paqësor. Xhamia nuk është e neve hoxhallarëve është e xhematit”- është shprehur Krasniqi.
Ndër të tjera ai shprehet se e di që nuk do të qëndronte në atë xhami gjithmonë, mirëpo i pengon forma se si e kanë larguar atë nga posti i imamit. Ai thotë se për këtë çështje e kanë lënë Allahun për Gjykues./KohaIslame
Për më shumë ndiqeni emisionin duke filluar nga minuta 52:

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit