1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Imami shqiptar nga Shkupi mahnit Gjermaninë duke ndihmuar refugjatët

Më të lexuarat

Ata kanë grumbulluar ndihma dhe ua kanë shpërndarë refugjatëve: pampersa, ujë dhe gatime turke e shqiptare: Në skenë janë paraqitur edhe myslimanët nga Mynihu i Gjermanisë të cilët janë zotuar se do të marrin më tepër përgjegjësi.

Diku rreth 20 xhamia nga komuna të ndryshme të Mynihut, kanë ofruar strehë për 50 deri 100 refugjatë në një afat prej, fillimisht dy netëve.

Është një ofertë e cila ka një fuqi simbolike: Rreth 20 xhami të komunave të ndryshme nga Mynihu, kanë ofruar strehë për 50 deri 100 refugjatë në një afat prej, fillimisht dy netëve. Udhëheqësi i Forumit për Islamin i Mynihut, imami nga Penzbergu i Gjermanisë, shqiptari nga Shkupi Benjamin Idrizi, e ka ndërmarrë këtë hap në mënyrë që qeverisë bavareze t`ia lehtësojë situatën e rënduar me refugjatë, shkruan në artikullin e sotëm „Süddeutsche Zeitung“, transmeton „Shtegu.com“.

Në një telefonatë gjatë pasdites së të dielës me imamin shqiptar, nënkryetarja e qeverisë bavareze, Maria Els, i ka falënderuar imamit Idrizi për ndihmën e ofruar duke theksuar se ky është një gjest shumë i mirë e bujar i myslimanëve nga Mynihu. Por, zëdhënësja e qeverisë, Simone Hilgers ka deklaruar se për këtë natë, ka vende të mjaftueshme për refugjatët, duke theksuar se kontaktet me Idrizin do të jenë në vazhdimësi. „Mentalisht ne jemi gjithnjë të gatshëm për të ndihmuar, në një afat prej dy orëve mund të organizojmë përgatitjen e xhamive për pritjen e refugjatëve“, ka deklaruar imami Idrizi.

Tashmë dy javë, imami Idrizi ka qëndruar në kontakte të ngushta me komunitetin islam në Mynih, duke u shndërruar në qendër e ndihmave nga rrethinë e Mynihut e duke tubuar pampersa, ujë, gatime turke e shqiptare si dhe disa të holla të tubuara të cilat ua kanë shpërndarë refugjatëve.

Bile, gjatë mbrëmjes së të dielës, imami Benjamin Idrizi personalisht kishte dalur në vendin e ngjarjes, në stacionin e trenit në Mynih për të përcjellë nga afër situatën e refugjatëve dhe për të paraqitur ofertën edhe personalisht. Për momentin, qeveria bavareze është duke shqyrtuar mundësinë nëse nëpër xhami mund të vendosin sisteme emergjente logjistike për të strehuar refugjatët.

Benjamin Idrizi mbetet në gatishmëri për të ndihmuar refugjatët, duke filluar nga shtretërit, batanijet e deri te artikujt ushqimorë. Është kjo një brengë e madhe e cila është duke e shqetësuar imamin nga Shkupi, veprimet e të cilit kanë mahnitur gjermanët.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit