2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Media gjermane: Si po ndryshon qasja perëndimore në Ballkan

Më të lexuarat

Çfarë ka ndryshuar në qëndrimet e SHBA-së dhe BE-së karshi luftënxitësve në rajon?

Gazeta Tageszeitung (TAZ) shkruan se SHBA dhe BE-ja në Ballkan po përpiqen të pranojnë qëndrime etno-nacionaliste sepse shpresojnë të “kufizojnë” ndikimin e Moskës. “Ata madje përpiqen për marrëveshje me politikanë që mbrojnë krimet e luftës dhe e shfaqin hapur veten si simpatizues të Putinit,” shkran TAZ.

“Për një kohë të gjatë, strategjia perëndimore ishte demokratizimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe futja e tyre në komunitetin e vlerave të BE-së. Sipas disa kritikëve amerikanë, kjo është braktisur. Demokratizimi i shoqërive, ballafaqimi me të kaluarën dhe zbatimi i të drejtave të njeriut në fund të fundit nuk luan më asnjë rol. Pra të paktën këtë e sheh politologu Janusz Bugajski, i cili niset nga fakti se SHBA-ja në fakt dëshiron ta ndajë Ballkanin në tri zona ndikimi: serbe, kroate dhe shqiptare. Në kuadër të luftës në Ukrainë, në Uashington shpresojnë të tërheqin presidentin autokratik Aleksandar Vuçiç në anën e Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të kënaqin krahun e djathtë kroat që është në favor të Putinit.

Nën ndikimin e luftës në Ukrainë, Perëndimi po ndryshon politikën e tij ballkanike. Megjithatë, koncesionet ndaj Serbisë mund të çojnë në konflikte të rrezikshme, sipas një prej ekspertëve më të mirë në rajon, Kurt Bassuener, nga instituti i mendimit Këshilli i Politikës së Demokratizimit(DPC)”, shkruan Tageszeitung.

Gazeta gjermane thekson më tej: “Fakti që forcat pro-serbe dhe në këtë mënyrë pro Putin u forcuan në Mal të Zi pas zgjedhjeve të fundit, thjesht u pranua nga SHBA dhe BE. Në Bsonje, rezistenca ndaj Milorad Dodik, i cili shpesh vepron hapur si një miku i Putinit është dobësuar”. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit