-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Liga Arabe jep miratimin e kushtëzuar për kthimin e Sirisë në organizatë

Më të lexuarat

– Siria u pezullua nga organizata në vitin 2011 për shkak të shtypjes brutale të regjimit ndaj protestave pro demokracisë, që çoi në luftën civile

ISTANBUL (AA) – Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Ligës Arabe dhanë miratimin e tyre të kushtëzuar për kthimin e Sirisë në bllok, pas një dekade pezullimi të anëtarësimit të saj, transmeton Anadolu.

Vendimi erdhi pas një votimi nga ministrat e jashtëm arabë gjatë një sesioni të kryesuar nga Egjipti në selinë e ligës në Kajro.

Sipas revistës saudite “Al-Majalla”, kthimi i Sirisë në Ligën Arabe u kushtëzua që regjimi i Bashar Al-Asadit të ndërmarrë hapa praktikë drejt zgjidhjes së krizës në vendin e shkatërruar nga lufta që prej 12 vitesh.

Vendimi për të rikthyer Sirinë vjen përpara samitit vjetor arab në Arabinë Saudite më 19 maj.

Siria u pezullua nga organizata në vitin 2011 për shkak të shtypjes brutale të regjimit ndaj protestave pro demokracisë, që çoi në luftën civile.

Regjimi sirian, megjithatë, filloi të shkëmbejë vizita dhe kontakte zyrtare me disa vende arabe në muajt e fundit, ndërsa ishte raportuar për një rifillim të mundshëm të anëtarësimit të Sirisë në organizatën pan-arabe.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit