3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

A keni dëgjuar për këtë skuadër Elitë të Ushtrisë Osmane?

Më të lexuarat

Divizioni i Ushtrisë Osmane i quajtur “Të çmendurit” u shfaq gjatë periudhës së Perandorisë Osmane së bashku me “Armatën e jeniçerëve”, dhe konsiderohen skuadrat më të forta luftarake mbi faqen e dheut në atë kohë.”
Një klasë e re ushtarake e përbërë nga të rinj nën emrin “të çmendur”. Populli Osman i quajti me këtë emër, jo sepse nuk kishin mendje të shëndoshë, por sepse mbanin rroba të çuditshme dhe tregonin guxim të rrallë në fushën e betejës që i bëri të denjë për këtë titull. Gjithashtu, këta të rinjë do të njiheshin fillimisht edhe me emrin “udhërrëfyes” në beteja, por pavarësisht kësaj ata njihen më shumë si “të çmendurit”.
Kjo çetë përbëhej nga djem të rinj nga mosha 20 deri në 25 vjeç dhe puna më e rëndësishme për ta ishte të ecnin para ushtrisë Osmane, të ulnin moralin e armikut në luftë dhe t’i zinin robër me duart e tyre.
Udhëpërshkuesi “Evlija Çelebiu” në librin e tij të famshëm “Sijahatnamah” për këta të rinj tregon duke thënë: “Rrobat e tyre ishin prej gëzofi të luanëve, tigrave, hienave dhe arinjve dhe mbanin krahë shqiponje në shpinë dhe nën sqetullat e tyre”.
Përveç kësaj, historianët evropianë përmendin se trupat e këtyre të rinjve dhe të këtij grupi ishin të fortë, flokët e tyre të gjatë, parakrahët e tyre të fuqishëm dhe duart e tyre si kthetra.
Ata qëndronin në vijën e parë që sulmonin armikun dhe nxirrnin zëra si ulërimat e luanëve që e demoralizonin armikun në një tokë djerrë dhe kështu u shkaktonin armiqve disfatë pas disfate, falë Zotit të Madhërishëm.

/Andaluzia e periudhes Islame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit