1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Fjala e popullit “rrej përtoke”! – Me shkas

Më të lexuarat

Herë pas here, disa islamofobë dhe mbeturina të pjellës komuniste, shpifin dhe trillojnë kundër Islamit dhe muslimanëve. Disa janë më të shkathët, prandaj shpifjet dhe trillimet i kanë më të sofistikuara, e si pasojë, ndonjë njeri i thjeshtë e i pa informuar mund të bie pre e djallëzive të tyre. E disa të tjerë, bëjnë shpifje dhe trillime të qarta, që çdo njeri i mençur i kupton se janë gënjeshtra të kulluara. I tillë ishte edhe ai plaku me plis të bardhë që thoshte “shkuam në kishë, sepse në xhami nuk do t’na pranonin me plis të bardhë”! Në ndërdijen popullore qëndron se bartësi i plisit të bardhë ka bardhësi shpirtërore e fizike, ka cilësi burrërore, e assesi të jetë gënjeshtar. Prandaj, personit të tillë i përshtatet thënia e popullit “kur rren, rrej përtoke”, se u bëre gaz i botës!
Vërejtje:
1. Në Islam, ndalohet gënjeshtra rreptësisht.
2. Ky shembull ma forcon bindjen se antiislamisti është antikombëtar dhe i dëmshëm për shoqërinë tonë!
O Allah, ruaje popullin tim nga çdo e keqe dhe keqbërës!

Hoxhë Arben Ahmetaj

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit