3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ushtria izraelite filloi sulm ajror ndaj Libanit dhe Gazës

Më të lexuarat

Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite njoftoi se avionët luftarakë izraelitë ka nisur një sërë sulmesh ajrore ndaj disa objektivave në Gaza. Pas sulmeve në Gaza, ushtria izraelite në orët e vona të mbrëmjes nisi një sulm ajror edhe në Liban

Ushtria izraelite në orët e vona të mbrëmjes ka nisur një sulm ajror ndaj Libanit dhe Rripit të Gazës së bllokuar, raporton Anadolu.

Ushtria izraelite pas një sërë raketash të shkrepura nga Libani filloi një sulm ndaj Gazës së bllokuar.

Zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite njoftoi se avionët luftarakë izraelitë ka nisur një sërë sulmesh ajrore ndaj disa objektivave në Gaza.

Gjithashtu është raportuar se komanda qendrore e ushtrisë izraelite përgjegjëse për Gazën dhe rrethinat ka hyrë në gjendje alarmi.

Ushtria izraelite ka shënjestruar dhe neutralizuar sërish dy tunelet e goditur nga ushtria izraelite në vitin 2021 në rajonet Beit Hanun dhe Khan Yunis në Gaza. Gjithashtu ushtria izraelite ka goditur edhe dy depo të armëve të Hamasit në Rripin e Gazës.

Pamjet nga shpërthimet e mëdha të ndodhura në rajon u shpërndanë në rrjetet sociale.

Ushtria izraelite e mbajti përgjegjës Hamasin nga ngjarjet që kanë ndodhur në rajon, ndërsa sulmet e tyre janë bërë kundër shkeljeve të sigurisë të Hamasit.

Nuk u raportua për të plagosur ose viktima.

– Izraeli e sulmoi edhe Libanin

Pas sulmeve në Gaza, ushtria izraelite në orët e vona të mbrëmjes nisi një sulm ajror edhe në Liban.

“Ushtria izraelite tani e sulmon Libanin. Detajet do t’i ndajmë më tutje”, tha ushtria izraelite duke mos dhënë detaje tjera.

Nga ana tjetër, mediat libaneze shkruan se ushtria izraelite ka bombarduar një hapësirë në afërsi të kampit të refugjatëve palestinezë “Ar-Rashadiye” në jug të Libanit.

Sipas lajmeve avionët luftarakë izraelitë shkrepën të paktën 3 raketa përreth kampit në qytetin Sur.

Sipas njoftimeve të para, nuk ka pasur humbje jetësh, raportohet se janë dëmtuar një urë dhe disa shtëpi.

– Çfarë ndodhi?

Pasi policia izraelite hodhi shok-bomba, plumba plastike dhe përdori forcë joproporcionale ndaj palestinezëve në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa, dy ditë me radhë, kishte rritur tensionet në Kudsin Lindor.

Ushtria izraelite dje njoftoi se një sërë raketash u lëshuan nga Libani drejt rajoneve veriore të vendit dhe sirenat paralajmëruese u aktivizuan në rajonet veriore të vendit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Izraelit kishte njoftuar se në sulm ishin shkrepur 34 raketa. Gjithashtu ushtria izraelite njoftoi se në orët e mbrëmjes nga Libani drejt Izraelit janë hedhur 3 predha mortajash.

Sipas shërbimit emergjent të ndihmës izraelite Ylli i Kuq i Davudit një izraelit ishte plagosur lehtë pasi një shrapnel e kishte qëlluar, kurse një tjetër ishte plagosur duke ikur në strehimore.

Ushtria izraelite njoftoi se sulmet me raketa u kryen nga elementë të Hamasit të vendosur në Liban dhe fajësuan Hamasin, si dhe qeverinë e Libanit për shkak se janë shkrepur raketa nga tokat e tij.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit