3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Forcat izraelite, në natën e dytë radhazi në Al Aksa

Më të lexuarat

A e dënon SHBA atë çfarë bën aleati i saj në Lindjen e Mesme?

Policia e armatosur izraelite sulmoi xhaminë Al-Aksa, duke sulmuar besimtarët palestinezë për të dytën natë radhazi.

Pak më vonë u raportua se dhjetëra kolonë izraelitë hynë në oborret e xhamisë nën mbrojtjen e policisë izraelite mëngjesin e së enjtes.

Videot nga vendi i shenjtë për muslimanët janë publikuar në internet që tregojnë një skenë që të kujton natën e mëparshme, kur policia izraelite e armatosur me shkopinj, gaz lotsjellës dhe bomba tymi sulmoi xhaminë dhe rrahu besimtarët, përfshirë gra.

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se të paktën gjashtë palestinezë u plagosën në bastisjet.

Forcat izraelite përdorën granata trullosëse, plumba gome dhe gaz lotsjellës gjatë inkursionit, tregojnë pamjet video.

Grupet palestineze në Gaza lëshuan disa raketa nga enklava e bllokuar në Izrael herët në mëngjes të së enjtes, raportoi Times of Israel.

Duke iu referuar ushtrisë izraelite, gazeta thekson se dy raketa janë hedhur në drejtim të Detit Mesdhe, dhe pesë drejt Izraelit.

Të shtënat ndezën sirenat në Izraelin jugor, shtoi ai.

SHBA, të shqetësuara për tensionet në Al-Aksa

Autoritetet amerikane thanë se janë thellësisht të shqetësuara për tensionet në lidhje me trazirat në kompleksin Al-Aksa në Jerusalemin e pushtuar Lindor dhe u bënë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje, raporton Anadolia.

“Ne mbetemi jashtëzakonisht të shqetësuar për dhunën e vazhdueshme dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Kirby tha se është e domosdoshme tani, më shumë se kurrë, që izraelitët dhe palestinezët të punojnë së bashku për të de-përshkallëzuar këtë tension dhe për të rivendosur një ndjenjë paqeje.

I pyetur se pse nuk pati dënime amerikane për sulmin izraelit ndaj besimtarëve palestinezë, Kirby tha se ai beson se Shtetet e Bashkuara dënojnë rregullisht dhunën në të gjithë botën.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dënoi ashpër sulmin izraelit në xhaminë Al-Aksa dhe shtoi se ndjen trishtim dhe zemërim.

“Turqia nuk mund të qëndrojë e heshtur përballë sulmeve. Sulmi i xhamisë Al-Aksa dhe shkelja e shenjtërisë së Haram al-Sharif është vija jonë e kuqe”, tha Erdogan. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit