0.7 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Do të ndëshkohet polici që shkaktoi dhunë ndaj refugjatëve

Më të lexuarat

Pas publikimit të pamjeve nga rrahja brutale e refugjatëve nga ana e një pjesëtari të organeve të rendit, Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se ka ngritur procedurë disiplinore ndaj policit që u identifikua se ushtruar dhunë ndaj refugjatëve në kufirin me Greqinë.

Pamjet u publikuan nga mediat e huaja për tu shpërndar pastaj në shumë rrjete sociale dhe duke shkaktuar një sere reagimesh, ndër to edhe PLD.

“Porosia që Maqedonia duhet ta përcjell është solidariteti dhe jo ksenofobia dhe largimi prej ideve fashiste të përfaqësuesve të pushtetit. Ndihma që e afrojnë individët është më e fuqishme prej secilës reklamë korruptive të pushtetit. Presim që pushteti në afat të shkurtër të siguroj kushte adekuate për pranimin e refugjatëve në dy pikat kufitare para sezonit të dimrit. PLD gjithmonë është për zgjidhjen civilizuese të cilit do problem, duke përfshirë edhe këtë, reagoi Partia Demokratike Liberale

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit