Gjatë tremujorit të parë të këtij viti, Doganat e Kosovës kanë inkasuar të hyra për 8 për qind më shumë se sa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
” Dogana ka rritur të hyrat krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, kjo rritje është në lartësin prej 8% apo shprehur ne milionë ne kemi arrit te grumbullojë 24 milionë më shumë se vitin e kaluar. Respektivisht në tremujorin e parë të vitit 2022 kishim grumbulluar 300 milionë euro derisa në ketë tremujore kemi 324 milionë euro”, ka thënë për “IndeksOnline” Adriatik Stavileci zëdhënës i Doganave të Kosovës.