8.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Trump, edhe më afër burgut

Më të lexuarat

Ish-Presidenti nën akuzë penale, hera e parë në historinë politike amerikane

Afron burgu për ish-presidentin amerikan, siç dhe ai vetë e ka paralajmëruar. Kjo pasi një juri në New York e paditi atë për 30 pika.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA-së që një ish-president ose aktual akuzohet. Donald Trump është planifikuar të dalë në gjykatë të martën, më 4 prill, edhe pse kjo nuk është konfirmuar.

Sipas kryeprokurorit të Gjykatës së Qarkut Manhattan, Alvin Bragg, një ekip nga zyra e tij është në kontakt me avokatët e Donald Trump dhe pritet të arrijë një marrëveshje për ekstradimin e tij.

Aktakuza lidhet me pagesën e tij ndaj ish-aktores pornografike Stormy Daniels në shumën prej 130 mijë dollarësh.

Trump ia dha ato para avokatit të tij, Michael Cohen, por i etiketoi si tarifa ligjore. Zyra e Bragg e interpretoi atë si falsifikim dokumentesh dhe në bazë të kësaj ngriti një aktakuzë kundër ish-presidentit amerikan.

Nëse ai nuk paraqitet në gjykatë, Trump mund të arrestohet në shtëpinë e tij në Florida dhe të ekstradohet në New York, ku u ngrit aktakuza.

Kjo sigurisht nuk e pengon Trump-in që të vazhdojë fushatën e tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2024, shkruan CNN.

Në një reagim të menjëhershëm, Trump shkroi në rrjetin social TruthSocial, të cilin e nisi kur u ndalua nga Tëitter, se kjo është një “gjueti shtrigash” ndaj tij, term që ai e ka përdorur për hetimet kundër tij dhe administratës së tij që nga viti 2016 dhe zgjedhjen e tij si president i SHBA.

Trump shkruan se demokratët përdorën sistemin e drejtësisë në SHBA kundër tij dhe se një trajtim i tillë ndaj ish-presidentit të këtij vendi nuk ishte parë më parë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit