Nutricionistja turke: pangrënia që rigjeneron organizimin
Nutricionistja Isil Erkan tha se agjërimi, i cili përfshin një periudhë mesatare prej 15-16 orë pa ushqim ose ujë, siguron rikthimin e qelizave të dëmtuara në trup dhe gjithashtu forcon sistemin imunitar.
Në një intervistë për Anatolia, Erkan ka folur për të mirat e agjërimit për trupin dhe shëndetin e njeriut.
Ajo kujtoi se këtë Ramazan, besimtarët muslimanë agjërojnë mes syfyrit dhe iftarit në periudhën prej rreth orës 15-16, varësisht nga vendndodhja gjeografike.
“Shumë shekuj më parë, Hipokrati rekomandoi agjërimin e zgjatur si ilaç. Sepse sistemi tretës është në fakt një sistem që merr vitamina dhe minerale nga sistemet e tjera në trup dhe përdor energji. Një sistem që ne e quajmë ‘autofagji’, në të cilin trupi heq qelizat e dëmtuara duke i zëvëndësuar me të reja dhe të shëndetshme, funksionon vetëm në pangrënie, ndaj gjatë agjërimit 15-16 orësh që mund të përballojë organizmi, funksionojnë të gjithë mekanizmat e rinovimit dhe detoksifikimit të trupit”, tha kjo eksperte.
Erkan theksoi gjithashtu se metodat e agjërimit, përfshirë urinë e kontrolluar, mund të përdoren edhe në trajtimin e disa sëmundjeve kronike, mungesës së vëmendjes dhe përqendrimit, por këto procese duhet patjetër të kryhen nën mbikëqyrjen e mjekut.
Ajo theksoi se imuniteti i organizmit nuk ulet gjatë agjërimit.
“Agjërimi nuk ndikon aspak negativisht në sistemin imunitar. Përkundrazi, intervalet e kontrolluara të agjërimit janë investimi më i madh që bëjmë në sistemin tonë imunitar.”
Ajo tha gjithashtu se një dietë e shëndetshme është e rëndësishme për sistemin imunitar si dhe urinë e kontrolluar. /tesheshi.com/