-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Këshilla praktike imamëve të teravive

Më të lexuarat

Këshilla praktike imamëve të xhamive që do falin namazin e teravivë me xhematin nga përvoja e një imami.

1- Mos ha bulmete të qumështit e as qumësht pudër që përzihet me neskafe para namazit sepse ato shkaktojmë këlbazë.

2- Mos pi pije të ftohta as para namazit e as pas namazit, sidomos pije të gazuara të ftohta, as lëng molle, sepse i lodhë telat e zërit.

3- GLIKANXO¹ /Anasoni (at. Pimpinella anisum) i zbut telat e zërit, kurse xhenxhefili me një lugë mjaltë dhe me fara të zeza është e shkëlqyeshëm për telat e zërit.

4- Afër vetes mbaj një gotë me ujë të ngrohtë, me të cilin ujë e ngroh fytin.

5- Përsëriti faqet gjatë ditës me zë të ulur, fol pak dhe qëndro larg klimës apo flladitëses. Afroju shumë mikrofonin, filloje leximin me qetësi dhe mos e fillo menjëherë me zë të lartë.

6- Ke kujdes për gjendjen e xhematit. Nëse nuk e ke ndërmend ta lexosh krejt Kuranin, atëherë zgjidhi ajetet që ua zbusin zemrat njerëzve dhe bëj maksimumin që të mos e zgjatësh tepër me lexim të Kuranit.

7- Lexo kuptimin dhe tefsirin e ajeteve para se të dalësh imam, kjo të ndihmon në kuptimin e domethënies së ajeteve dhe përuljen në namaz.

8- Mos u kujdes të imitosh ndonjë lexues të famshëm ose ndonjë mekam/melodi të caktuar, por lexo ashtu si je ti, kështu më shpejt arrin deri te zemra e xhematit.

9- Lexo që njerëzit të dëgjojnë Kuranin me zërin tënd e jo të lexosh që njerëzit nëpërmjet Kuranit të dëgjojnë zërin tënd. Shumë i rëndësishëm është nijeti! Kurani le të jetë gjëja e parë dhe kryesore për ty!

10- Nëse ke ndërmend të lexosh krejt Kuranin, mos u kujdes për leximin e shpejtë apo përfundimin e asaj që ke caktuar të lexosh, por lexo me llojin e leximit që quhet hedër, lexim i shpejtë por pa i shkelur rregullat e leximit, lexim me qetësi dhe rehati, ashtu si lexonte Pejgamberi, ﷺ.

11- Ke kujdes që rukusë dhe sexhdes tu japësh kohë e duhur për qetësim në to dhe të mos bëje presion koha apo sasia e leximit të Kuranit për ti shpejtuar këto dy obligime.

12- Pas çdo dy rekati jepi xhematit mundësi që të pushojnë pak, sepse kjo është e rëndësishme për rikthimin e fuqisë për namaz.

13- Nëse ndjen se je lodhur mos vazhdo, le të zëvendësojnë imamit që janë me ty në xhami.

14- Lidhi zemrat e njerëzve me Kuran dhe foli gjithnjë atyre për Kuranin. Shumë xhematli nuk e dinë sexhdeit-tilaven, mësoja atyre këtë sexhde dhe dhe mësoua lutjen që bëhet në këtë sexhde.

15- Mësoi lutjet pejgamberike, sepse atij janë dhënë fjalitë përmbledhëse. Ai ishte njeriu më i devotshëm dhe më i ditur në lidhje me Zotin. Andaj sa do që mundohesh të gjesh lutje të këndshme dhe magjepsëse, nuk do mundesh të gjesh më të mira se lutjet dhe lavdet e Muhammedit, ﷺ, ndaj Allahut.

16- Para namazit përsëriti faqet që do i lexosh në namaz, kurse faqet e ditës së nesërme filloi t’i përsëritësh menjëherë pas teravisë së sotme dhe me ato faqe fali namazet e krejt ditës.

17- Vazhdimisht lute Allahun që të pranon namazin dhe mos i harro në lutjet tuaja të sëmurit, të varfrit, ata që kanë probleme, të pikëlluarit dhe të vdekurit e myslimanëve.

¹ Bimë barishtore me lule të bardha si ombrellë, me fara të ëmbla e të merme që përmbajnë vaj; farat e kësaj bime.


Allahu ju ndihmoftë dhe ju dhashtë suksese!
Allahu e shpërbleftë atë që e ka shkruar!
Përktheu: Bekir Halimi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit