5.9 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Ambasadori rus në SHBA: Sulmi i qëllimshëm ndaj avionëve rusë do të ishte “shpallje e hapur lufte”

Më të lexuarat

“Çdo konflikt i mundshëm i armatosur mes Rusisë dhe SHBA-së do të ishte ‘radikalisht i ndryshëm’ nga lufta në Ukrainë”, ka thënë ambasadori rus në Washington, Anatoly Antonov

Ambasadori i Rusisë në SHBA, Anatoly Antonov paralajmëroi se çdo sulm i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore ndërkombëtare do të ishte një shpallje e hapur lufte, raporton Anadolu.

“Sulmi i qëllimshëm ndaj një avioni rus në hapësirën ajrore neutrale nuk është vetëm një krim sipas ligjit ndërkombëtar, por shpallje e hapur lufte kundër fuqisë më të madhe bërthamore”, tha Antonov në një deklaratë të lëshuar nga Ambasada Ruse në SHBA në Telegram të mërkurën vonë.

Antonov tha se një konflikt i mundshëm i armatosur midis Rusisë dhe SHBA-së do të ishte “radikalisht i ndryshëm” nga lufta në Ukrainë.

“A është Capitoli i gatshëm të vë qytetarët amerikanë dhe komunitetin ndërkombëtar në rrezik të një lufte bërthamore në shkallë të gjerë? Na jep një përgjigje, i nderuar senator!”, tha ai.

Ambasadori rus Antonov tha se janë politikanët amerikanë ata që duhet të thirren për “nxitje të fillimit të një konflikti apokaliptik”, jo pilotët rusë.

“Ne nuk kërkojmë një konflikt me fuqi bërthamore. Ne vazhdojmë të mbajmë kontakte, përfshirë edhe Ministrinë e Mbrojtjes, për të parandaluar incidente të paqëllimshme. Do të doja që politikanët amerikanë të kishin të njëjtin qëndrim ndaj marrëdhënieve me Rusinë”, tha ai.

Sipas tij, Ministria ruse e Mbrojtjes ka shpjeguar në detaje arsyet dhe rrjedhën e veprimeve të pilotëve rusë gjatë incidentit të djeshëm mbi Detin e Zi. “E përsëris, për ata që nuk janë bindur që ta shohin situatën objektivisht: avionët tanë luftarakë nuk ranë në kontakt me dronin amerikan”, shtoi Antonov.

Të martën, Pentagoni tha se një avion luftarak rus Su-27 u përplas me një dron MQ-9 Reaper, duke e rrëzuar mjetin ajror pa pilot në ujërat ndërkombëtare.

Rusia mohoi që avionët e saj luftarakë ranë në kontakt me dronin, por tha se do të përpiqen të marrin rrënojat e dronit.

Antonov tha më parë se droni po mblidhte informacione zbulimi, për t’ia dorëzuar ato Ukrainës për sulme kundër Rusisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit